LAJMI I FUNDIT:

Amaury Guichon krijon veturën sportive F1 tërësisht nga çokollata

Amaury Guichon krijon veturën sportive F1 tërësisht nga çokollata

Amaury Guichon ka krijuar një veturë të kuqe garash F1 tërësisht nga çokollata pikërisht në kohën e fillimit të sezonit të Formula 1 2024.

I njohur për krijimet e tij me çokollatë dhe rolin e tij në Masterchef: Dessert Masters, Guichon ka treguar nga e para se si e ka realizuar veturën me çokollatë.

Ai ka përdorur çokollatën e shkrirë për t’i lidhur pjesët më të mëdha së bashku, duke ia dhënë formën veturës. Duke i lëmuar skajet e pjesëve, ai ka formuar detajet e saj, transmeton Telegrafi.


Pas shtimit të detajeve si rripi i sigurimit, ai ka filluar të lyejë veturën me ngjyrë të kuqe, të zezë, dhe të bardhë – me gjasë ngjyrë ushqimore. Pas përfundimit të timonit, Guichon ka filluar të krijojë gomat në të cilat ka aplikuar ngjyrë të zezë.

Ndonëse nuk është një version me përmasa reale të një veture Formula 1, vetura me çokollatë duket mjaft reale.

Ndryshe, testimet parasezonale për Kampionatin Botëror të Formula 1 2024 do të zhvillohen nga 21 deri më 23 shkurt në Sakhir Circuit të Bahrein.

Gara për çmimin e madh do të zhvillohet midis 22 dhe 24 marsit, me garuesit Oscar Piastri dhe Daneil Ricciardo që garojnë para turmës vendase për herë të parë. /Telegrafi/