LAJMI I FUNDIT:

Pasagjeri i nevrikosur në SHBA ngjall debate në rrjete sociale – aeroplani pothuajse i zbrazët, por pasagjeri tjetër ka vendosur të ulet në ulësen pas tij

Pasagjeri i nevrikosur në SHBA ngjall debate në rrjete sociale – aeroplani pothuajse i zbrazët, por pasagjeri tjetër ka vendosur të ulet në ulësen pas tij

Gjatë udhëtimeve me aeroplan, pasagjerët duhet të ndjekin disa rregulla të mirësjelljes bazë dhe të mos shqetësojnë askënd që ulet rreth tyre.

Megjithatë, së fundmi një pasagjer në SHBA u nevrikos shumë kur një pasagjer tjetër u ul menjëherë në ulësen pas tij, pasi aeroplani ishte pothuajse i zbrazët, transmeton Telegrafi.

Anthony Thomas ka ndarë përvojën e tij “të hidhur” me ndjekësit e tij në X, me një foto ku shfaqet ai dhe burri i ulur pas tij.


“Imagjinoni të keni luksin për të nisur një fluturim me vetëm dy pasagjerë. Nga të gjitha ulëset, shikoni ku ai ka vendosur të ulet”, tha Thomas në mbishkrimin e fotos.

Që atëherë, postimi i tij ka grumbulluar më shumë se 37 milionë shikime, dhe ka ndezur debate mbi hapësirën personale të pasagjerëve.

Shumë prej përdoruesve u shprehën se sjellja e burrit ishe e çuditshme, duke pasur parasysh sa bosh ishte aeroplani. Disa të tjerë menduan se ai ka frikë nga fluturimet, andaj ka pasur dëshirë të ulet afër Thomas që mbase të flasin së bashku. /Telegrafi/