LAJMI I FUNDIT:

Çfarë dihet për misionin 1 vjeçar për të simuluar jetën në Mars, për të cilin NASA po kërkon vullnetarë?

Çfarë dihet për misionin 1 vjeçar për të simuluar jetën në Mars, për të cilin NASA po kërkon vullnetarë?

Nëse i favorizoni sfidat ekstreme, NASA ka mundësinë e përsosur për ju.

Agjencia hapësinore po bën thirrje për vullnetarë që të marrin pjesë në misionin e saj të dytë CHAPEA.

Dhe për misionin i cili pritet të fillojë në pranverën e vitit 2025 dhe thuhet të zgjasë 1 vit, do të përzgjedhen katër anëtarë ekuipazhi.


NASA po pranon aplikime në faqen e internetit CHAPEA nga tani deri më 2 prill.

Megjithatë, agjencia ende nuk ka njoftuar publikisht se sa do të kompensohen pjesëmarrësit, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Misioni i simuluar në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s, do të realizohet për të kuptuar se si mund të jetë jeta për eksploruesit e ardhshëm të planetit të kuq, ku mjedisi është i ashpër, dhe burimet e kufizuara.

Gjatë qëndrimit, të përzgjedhurit do të vendosen në një habitat 1,700 metra katrorë, brenda së cilit do të kryejnë detyra të ndryshme, ndër to edhe kultivimin e të mbjellurave.

Për t’u marrë në konsideratë, aplikantët duhet të jenë shtetas amerikan të moshës 30-55 vjeç, të flasin rrjedhshëm gjuhën angleze, të jenë të diplomuar në një fushë STEM, të kenë të paktën dy vite përvojë profesionale, dhe të paktën një mijë orë pilotim të një aeroplani.

CHAPEA 2 është i dyti nga tre misionet që NASA ka planifikuar t’i realizojë, i pari prej të cilave ka filluar më 25 qershor të vitit 2023. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Evropa
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Botë
Kalo në kategori