LAJMI I FUNDIT:

Lirohet ish-kryeministri tajlandez Thaksin Shinawats

Lirohet ish-kryeministri tajlandez Thaksin Shinawats

Ish-kryeministri tajlandez Thaksin Shinawats është liruar sot, që është dita e tij e parë në liri në vendlindje, pasi 15 vite i kaloi në ekzil, ka njoftuar avokati i tij.

Miliarderi me ndikim, partia e të cilit është ende në pushtet në Tajlandë, është liruar nga një burg në Bangkok, ku kaloi gjashtë muajt e fundit.


Para kësaj, Mbreti i Tajlandës ua zbuti dënimin për shpërdorim detyre dhe konflikt interesi nga tetë vjet burg në një, transmeton Telegrafi.

Thaksin, 74 vjeç, kishte të drejtë për lirim me kusht për shkak të moshës, shëndetit dhe kohës së kaluar në burg.

Ai ishte kryeministër i Tajlandës nga viti 2001 deri në vitin 2006, kur u rrëzua në grushtshtet ushtarak. Më pas ai u ndalua nga politika dhe u përball me akuzat për mashtrim tatimor dhe shpërdorim pushteti.

I kaloi 15 vitet e ardhshme në mërgim, duke pretenduar se aktakuza ishte e sajuar politikisht.

Ai u kthye në Tajlandë në gusht të vitit të kaluar për të vuajtur një dënim të reduktuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Ushtria izraelite po stërvitet për një luftë të mundshme me Libanin?

Ushtria izraelite po stërvitet për një luftë të mundshme me Libanin?

Azia
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Kalo në kategori