LAJMI I FUNDIT:

Pantera e zezë “viziton” oborrin e një shtëpie në Indi

Pantera e zezë “viziton” oborrin e një shtëpie në Indi

Raportimet rreth kafshëve të egra brenda dhe përreth zonave të banuara është rritur kohëve të fundit.

Shpesh kafshët e egra humbin nëpër qytete në kërkim të ushqimit dhe ujit.


Kështu ka ndodhur së fundmi edhe në Coonoor të Indisë, ku pamjet e një pantere të zezë brenda oborrit të një rezidence, i lanë të habitur të gjithë përdoruesit e internetit.

“Imagjinoni që dikush të ju vizitojë kështu. Video nga një shtëpi në Nilgiris. A e dini se ku mund ta gjeni tjetër panterën e zezë?”, thuhej në mbishkrimin e videos të shpërndarë nga oficeri i shërbimeve pyjore, Parveen Kaswan.

Shumë prej komentuesve u shprehën të magjepsur nga pamjet, duke e cilësuar panterën të bukur dhe të frikshme në të njëjtën kohë.

Sipas ekspertëve të jetës së egër, një panterë e zezë lind për shkak të një mutacioni gjenetik. Në Indi, pantera mund të shihet vetëm në disa destinacione të kafshëve të egra, si në Pench, Tadoba, Kabini, Nagarhole. /Telegrafi/