LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Greqia na njofton se kanë ndryshuar një shenjë, pjesa thelbësore e Marrëveshjes respektohet nga të dyja palët

Osmani: Greqia na njofton se kanë ndryshuar një shenjë, pjesa thelbësore e Marrëveshjes respektohet nga të dyja palët

Në një intervistë ekskluzive, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka bërë të ditur se pjesa kryesore e Marrëveshjes së Prespës është respektuar nga të dyja palët, ndërsa Greqia ka bërë të njohur se ka ndryshuar një shenjë komunikacioni.

“Ne i kemi përmbushur detyrimet në 95 për qind, nëse mund të them. Greqia në pjesën e saj thelbësore, që është mbështetja e integrimit në NATO dhe BE, e ka respektuar atë. Kemi mbetur në disa institucione ku kompetenca nuk është e Qeverisë, p.sh. MANU, MRT dhe federatat. Kjo është ajo që ka mbetur në seksionin tonë. Greqia ka në fushën e sinjalizimeve të caktuara të komunikacionit, vetëm dje na njoftuan se kanë ndërruar një shenjë, dhe tre kontrata që nuk kanë lidhje direkte me Prespën” theksoi ai.

Sa i përket mundësisë për të qenë kandidat për president të vendit, Osmani tha se “varet nga vlerësimet se ku është më i dobishëm” dhe se “e lë të vendoset në strukturat partiake”.


“Mendoj se nëse BDI ka një kandidat, ai është kandidat serioz për të fituar, por duhet bërë vlerësime të mira që të bëhet një ofertë e përshtatshme për kohën në të cilën jetojmë, sfidat që kemi dhe pritshmëritë e qytetarëve. . Duhet të llogaritet që të kemi një ofertë që nuk është për t’u testuar por për t’u fituar”, tha Osmani.

Lidhur me atë nëse presidenti Stevo Pendarovski pas mosnënshkrimit të dekretit për Ligjin për lojërat e fatit nuk do të mund të llogarisë në mbështetjen e BDI-së në rast se do të kandidojë sërish, ai tha se ato dy gjëra nuk janë të ndërlidhura dhe ritheksoi se arsyetimi se mosnënshkrimi është i diskutueshëm për shkak të flamurit evropian.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Kalo në kategori