LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon admiralin e NATO-s, Munsch, diskutuan për sigurinë e kufirit Kosovë-Serbi

Kurti takon admiralin e NATO-s, Munsch, diskutuan  për sigurinë e kufirit Kosovë-Serbi

Gjatë qëndrimit të tij në Mynih të Gjermanisë, ku po mbahet Konferenca e Sigurisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin Stuart Munsch.

Kurti para Munsch ka shprehur synimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Aleancën Veri-Atlantike.

Sipas njoftimit nga zyra e Kryeministrit në takim është biseduar për situatën e sigurisë në vend, me theks te siguria e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe për bashkëpunimin e institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes me KFOR-in, transmeton Telegrafi.


“Kryeministri Kurti tha se ka komunikim të rregullt me komandantin e KFOR-it në Kosovë, dhe se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në synimin e saj për anëtarësim në NATO, duke veçuar faktin që Kosova ka rritur buxhetin për mbrojtje në përputhje me kriterin e NATO-s prej 2% të Bruto Produktit Vendor”, thuhet në njoftim.

Kryeministri kosovar ka shprehur falënderim ndaj admiralit Munsch dhe NATO-s për bashkëpunimin e afërt, kontributin aktiv dhe mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës pas sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, duke theksuar se autorët e këtij sulmi ende janë të lirë në Serbi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori