LAJMI I FUNDIT:

Zendaya merr vëmendjen me veshjen metalike në premierën e filmit “Dune: Part Two”

Zendaya merr vëmendjen me veshjen metalike në premierën e filmit “Dune: Part Two”

Zendaya është e njohur për zgjedhjet e saj eksperimentale në modë dhe pamjet që tërheqin vëmendjen.

Megjithatë, ajo i tejkaloi të gjitha pritshmëritë kur vodhi shfaqjen në premierën e “Dune: Part Two” në Leicester Square, Londër të enjten.

Aktorja, 27 vjeçe, i la pak vend imagjinatës kur mbathi një kostum metalik si robote në një festë për filmin epiko-shkencor, shkruan DailyMail.


Zendaya, e cila luan rolin e luftëtares Chani në film, shfaqi shumë trupin e saj në kostumin e dizajnerit që është një veshje nga Koleksioni Couture Vjeshtë/Dimër i vitit 1995 të stilistit Thierry Mugler.

Kostumi ngushtë në trup theksoi figurën mbresëlënëse të yllit hollivudian, me detaje të prerjes në mes të belit, këmbët, dhe në të dyja pjesët e gjoksit dhe të pasmeve.

Ylli gjithashtu mbajti veshur një palë doreza argjendi së bashku me çizme të larta deri te gjunjët, ndërsa flokët i mbante të mbledhura lart.

Duke mbajtur një shprehje serioze në fotografi, dukej sikur Zendaya ishte ndoshta e vetëdijshme se zgjedhja e saj e veshjes do të ishte pika kryesore e diskutimit në premierë.

Duke folur me bashkë-aktorin Timothee Chalamet, aktori dukej si sikur madje edhe ai ishte i habitur nga shfaqja spektakolare e Zendayas.

28-vjeçari, i cili sërish merr rolin kryesor si Paul Atreides, kishte veshur një palë pantallona argjendi dhe një bluzë të zezë të lirshme.

Megjithatë, nuk kaloi shumë kohë derisa ylli e largoi kostumin e saj si robote për diçka pak më të rehatshme.

Duke veshur një fustan të thjeshtë elegant të zi mbrëmje, Zendaya bëri që të jetë thuajse personazhi më i komentuar për dukjen e saj në këtë mbrëmje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Radio Dukagjinit i bashkohet Mjellma Pallaska

Radio Dukagjinit i bashkohet Mjellma Pallaska

Magazina
Jennifer Lopez, Meryl Streep dhe Julia Roberts bashkohen me Oprah në përkrahje të Kamala Harris

Jennifer Lopez, Meryl Streep dhe Julia Roberts bashkohen me Oprah në përkrahje të Kamala Harris

Magazina
Albumi i ri i Katy Perry-t “goditet” nga kritikët, pretendojnë se albumi tingëllon i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale

Albumi i ri i Katy Perry-t “goditet” nga kritikët, pretendojnë se albumi tingëllon i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale

Magazina
Gazmend Abrashi bëhet fytyra e kopertinës së revistës

Gazmend Abrashi bëhet fytyra e kopertinës së revistës "Global Man & Co": Njeriu që sfidon suksesin

Magazina
Angelina Jolie duket absolutisht mahnitëse në kopertinën e “CR Fashion Book”

Angelina Jolie duket absolutisht mahnitëse në kopertinën e “CR Fashion Book”

Magazina

"Mbretëresha e Ligës së Kampionëve" - The Sun shkruan për moderatoren shqiptare, Eva Murati

Magazina
Kalo në kategori