LAJMI I FUNDIT:

Plazhi australian shënon rekord të ri botëror për numrin më të madh të personave që kryejnë banjë akulli në të njëjtën kohë

Plazhi australian shënon rekord të ri botëror për numrin më të madh të personave që kryejnë banjë akulli në të njëjtën kohë

Kompania australiane e shëndetit dhe mirëqenies, One Life Live It, ka shënuar rekord të ri botëror me ndihmën e 509 personave të cilët kanë bërë ‘banjë akulli’ në të njëjtën kohë në plazh.

One Life Live It e ka organizuar këtë përpjekje në plazhin Leighton në Fremantle të Australisë Perëndimore.

Kompania ka vendosur disa pishina gome në të cilat janë futur rreth 12 pjesëmarrës. Pjesëmarrësve u është kërkuar të qëndronin të zhytur deri në qafë për të paktën 3 minuta në mënyrë që të thyejnë rekordin.


Gjithsej 537 persona i janë bashkuar përpjekjes, por vetëm 509 prej tyre patën sukses. Ky total ka mjaftuar për të kaluar rekordin e mëparshëm i cili u shënua nga 483 persona.

Çertifikata zyrtare për rekord të ri botëror iu dha organizatorëve nga gjyqtari i vetë rekordeve botërore Guiness. /Telegrafi/