LAJMI I FUNDIT:

Monedha mbi 2000-vjeçare shitet për një shumë të madhe – ajo peshon pak më shumë se një gram

Monedha mbi 2000-vjeçare shitet për një shumë të madhe – ajo peshon pak më shumë se një gram

Një monedhë e rrallë ari kelte e zbuluar nga detektorët metalikë është shitur për 5150 euro në një ankand në Angli, dyfishi i çmimit të kërkuar.

Monedha, e njohur gjithashtu si Saverneke ville, është më shumë se 2000 vjet e vjetër, shkruan bbc.


Ngjarja u zhvillua në shtëpinë e ankandeve “RWB” në qytetin anglez Swindon ndërsa blerësi është një banor vendas, i cili do t’ia dhurojë monedhën muzeut “Wiltshire”.

Ekspertët besojnë se monedha është prerë nga një fis i vogël që jetonte në pyllin Savernake dhe se që atëherë monedha nuk ka udhëtuar më larg se 20 kilometra nga burimi i saj.

“Kur shohim monedha kelte, ne e dimë se janë bërë vetëm disa qindra. Pastaj vetëm disa prej tyre mbijetuan”, tha ekspertja e monedhave Kimberly Day.

“Pra, duke mbajtur atë lloj monedhe në dorë, ju e dini se po mbani diçka që ishte e rrallë në kohën e saj dhe edhe më e rrallë tani”, shtoi ajo.

​Ndryshe, monedha është një centimetër në diametër dhe peshon 1.22 gram. /Telegrafi/