LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me 4 vjet burgim i akuzuari se ia dogji garazhin gazetarit Selimi

Dënohet me 4 vjet burgim i akuzuari se ia dogji garazhin gazetarit Selimi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Arsim Limani, duke e dënuar me 4 vjet burigm për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, pasi iu ricilësua vepra penale nga “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e gjykatës.

“I akuzuari Arsim Limani është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) vite, duke iu llogaritur në dënimin e shqiptuar edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak nga data 18.03.2023 deri me datë 15.02.2024, e të cilin dënim i akuzuari do të fillon ta mbajë në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë se këtij aktgjykimi.


Obligohet i akuzuari të paguajë shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë përfundimtare të gjykatës dhe atë: në emër të paushallit gjyqësor në shumë prej treqind (300) euro dhe ne emër të Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit, shumën prej 50 (pesëdhjetë) euro, e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pasi që ky aktgjykim të merr formën e prerë”, thuhet në njoftim.

Të dëmtuarve Alban Selimi dhe V.M-S, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest civil.

“Më datë 16.03.2023, rreth orës 18:25, i akuzuari Arsim Limani kishte shkuar tek shtëpia e tani të dëmtuarit Alban Selimi, i cili në ato momente nuk kishte qenë në shtëpi, ashtu që i akuzuari nga motivet deri më tani të panjohura, ishte afruar tek dera e garazhës, kishte hedhë në derën e garazhës një shishe benzinë të ndezur, ku flaka kishte përfshinë garazhën, e nga temperatura e lartë ishte dëmtuar vetura e të dëmtuarve, e me shpejtësi ishte larguar nga vendi i ngjarjes, me ç’rast kishte shkaktuar rrezik për jetën e të dëmtuarve dhe anëtarëve të tjerë të familjes së të dëmtuarit Alban Selimi, të cilët kishin qenë në shtëpi dhe me këto veprime të dëmtuarve u kishte shkaktuar dëm material si dhe ndjenjën e frikës dhe pasigurisë së madhe”,thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori