Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mund të mos e trajtojnë Kosovën si partnere, nëse ajo merr vendime pa u konsultuar me të, pas vendimit për ndalimin e dinarit.
“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thosha, nëse ne nuk trajtohemi si partnerë, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”, u shpreh O’Brein.
E një deklaratë e tillë po shihet si shumë e ashpër nga analistët dhe njohësit e çështjeve politike në vend.
Analisti Imer Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk është hera e parë që deklarata të tilla nuk merren parasysh nga Qeveria e Kosovës.
“Nuk është hera e parë që deklaratat e tilla të SHBA-ve nuk merren parasysh nga Qeveria e Kosovës. Është shqetësuese sesi kryeministri Albin Kurti nuk po arrin t’i bind partnerët ndërkombëtarë për vendimet që merr”, tha Mushkolaj.
Mushkolaj më tej shtoi se veprimet që ndërmerren nga ana e qeverisë duhet të analizohen mirë.
“Për ta është shumë i rëndësishëm stabiliteti i vendit, andaj çdo vendim që ka potencial për ta përkeqësuar situatën e sigurisë duhet të analizohet mirë. Se a do të futen në krizë raportet me SHBA varet nga bashkëpunimi i Kurtit, por mesazhi amerikan është i qartë”, theksoi Mushkolaj.
Ndërkaq profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, tha se nga deklarata e sekretarit James O’Brien, lënë të nënkuptojë shumë gjëra por dy janë të rëndësishme.
“E para: që nga ardhja e z.Kurti në pushtet kemi pasur një krizë alarmante të raporteve mes Kosovës dhe SHBA-ve, gjithmonë ka ekzistuar kjo kriza e tensionimeve të raporteve. E dyta: tash jemi në gjendje kritike, pra Qeveria e Kosovës pas kësaj deklarate publike është nën tehun e gijotinës dhe çdo veprim i gabueshëm mund të ketë prerje”, tha Arifi në një prononcim për Telegrafin.
Ai më tej tha se fjala publike e Qeverisë amerikane që mund ta ndërprejmë partneritetin nëse nuk trajtohemi si të tillë, është sepse në kanalet diplomatike bilaterale, Qeveria e Kosovës nuk i ka kuptuar apo nuk ka dashur t’i kuptoj sugjerimet e SHBA-ve.
“Kur jepet një deklaratë e tillë publike është sepse kanë dështuar negociatat diplomatike mes Kosovës dhe SHBA-së, prandaj gjendja është shumë kritike. Nëse këto tri vite Qeveria e Kosovës nuk ka mësuar asgjë nga ajo sesi duhet të bashkëpunoj me partnerët dhe sa duhet të jetë e sinqertë me disa partnerë besoj që pasojat do ti pësojmë të gjithë”, tha Arifi.
Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës – e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin – hyri në fuqi më 1 shkurt, pavarësisht thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare për shtyrjen e zbatimit të saj dhe kundërshtimit nga serbët e Kosovës.
Të hënën, BQK-ja njoftoi se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së saj do të zgjasë deri në tre muaj, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova nuk do të heqë dorë nga vendimi për ndalimin e dinarit për pagesa me para të gatshme, por se ai po i respekton kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për këtë çështje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025