LAJMI I FUNDIT:

Punonjësit e Ministrisë së Financave në RMV kërkojnë rritjen e pagave për 30%

Punonjësit e Ministrisë së Financave në RMV kërkojnë rritjen e pagave për 30%

Punonjësit e Ministrisë së Financave në Maqedoni kërkojnë që të fillojë menjëherë rritjen e pagave në vlerë prej 30 për qind për të gjithë punonjësit, në përputhje me nenin 9 të Ligjit për Ekzekutimin e Buxhetit, në përputhje me dekretin e publikuar në Gazetën Zyrtare, për arsye , siç theksojnë ata, të gjitha kushtet i plotësojnë, kanë ngarkesë të shtuar dhe kompleksitet në procedura.

“Lidhur me dorëzimin e Marrëveshjes Kolektive në Ministrinë e Financave, të cilën e kemi kërkuar nënshkrimin e ministrit të respektuar Fatmir Besimi, e cila i referohet rritjes së pagave prej 30 për qind për të gjithë punonjësit e Ministrisë dhe për organet në kuadër të saj, ju njoftojmë se në afatin e dhënë deri më 12 shkurt nuk kemi asnjë informacion nëse është nënshkruar, nëse jo, për të na sqaruar për cilat arsye”, theksojnë në letrën me shkrim drejtuar te Agjencia Informative Mediatike.

Protestat dhe greva për të premten ka paralajmëruar Sindikata e Ministrisë së Financave në UPOZ, nëse nuk nënshkruhet kontrata kolektive./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori