LAJMI I FUNDIT:

Manchester United ka bërë histori në sfidën ndaj Aston Villës dhe askush nuk e ka vërejtur këtë

Manchester United ka bërë histori në sfidën ndaj Aston Villës dhe askush nuk e ka vërejtur këtë

Manchester United ka bërë historinë në duelin ndaj Aston Villës të dielën dhe askush nuk e ka vërejtur këtë.

“Djajtë e Kuq” regjistruan fitoren e tretë radhazi, me Scott McTominay që u inkuadrua nga banka rezervë për të shënuar golin e fitores.

Manchester United mori një vendim lidhur me fanellat që do veshnin në “Villa Park”, duke bërë një gjë që nuk kishte ndodhur që nga viti 1957.


United duhej të veshnin fanellat si mysafir, diçka që normalisht përfshinë shorce të bardha dhe qorape të bardha. Sidoqoftë, u mendua se kishte një përplasje të fanellave pasi edhe Aston Villa kishin shorce të bardha.

Kjo do të thotë se United është dashur që të veshin shorce të kuqe, diçka që për herë të parë e kishin bërë rreth 67 vjet më parë në dy ndeshjet gjysmëfinale në kuadër të Kupës së Evropës ndaj Real Madridit.

Deri atëherë, United nuk kishte veshur asnjëherë shorce të kuqe dhe besohet se ky vendim kishte bërë që Liverpooli të luante me fanellat tërësisht të kuqe.

Në të tri ndeshjet, United e veshnin fanellën e tyre të kuqe si vendas, andaj nuk kishin nevojë të veshnin shorce të kuqe me një fanellë të bardhë deri më tani./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë

Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë

Xhudo
Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë

Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë

Ndërkombëtare
Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Ligat tjera
Yamal po shndërrohet në një

Yamal po shndërrohet në një "bishë" te Barcelona, zbulohet masa muskulore që ka shtuar

La Liga
Ish-sensacioni i Ligës Premier që refuzoi kontratën dhjetëvjeçare të Barcelonës, nënshkruan për klubin e 16-të në karrierë

Ish-sensacioni i Ligës Premier që refuzoi kontratën dhjetëvjeçare të Barcelonës, nënshkruan për klubin e 16-të në karrierë

Ligat tjera
Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie

Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie

Ndërkombëtare
Kalo në kategori