Katari ka dënuar planet e Izraelit për një ofensivë tokësore në qytetin Rafah, duke i kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të “parandalojë” Izraelin nga kryerja e asaj që e përshkroi si “gjenocid”.
Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit ka paralajmëruar për “një katastrofë humanitare në qytetin që është bërë streha e fundit për qindra mijëra njerëz të zhvendosur brenda Rripit të rrethuar”.
Katari i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit “të ndërmarrë veprime urgjente për të parandaluar pushtimin e Rafahit dhe kryerjen e gjenocidit, dhe për të ofruar mbrojtje të plotë për civilët sipas ligjit ndërkombëtar dhe ligjit ndërkombëtar humanitar”, thuhet në deklaratë.
Ndryshe, Katari ka qenë një nga aktorët kyç në bisedimet midis Izraelit dhe Hamasit për ndërmjetësimin e një marrëveshjeje të mundshme armëpushimi midis dy palëve që përfshin lirimin e pengjeve, shkruan CNN, transmeton Telegrafi.
Së fundmi, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar ushtrinë e vendit që të planifikojë evakuimin e më shumë se 1 milion qytetarëve që jetojnë në Rafah.
Ky vendim i Netanyahut ka ardhur përpara një sulmi të mundshëm tokësor në qytetin jugor të Gazës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sulmuesi filloi të godiste me thikë pasagjerët në metronë e Tajvanit – ata bashkuan forcat për ta ndalur
Ukrainasit pretendojnë se rusët kanë humbur 1,380 ushtarë dhe 15 tanke në 24 orët e fundit
Disa vende të NATO-s “po lobojnë për më shumë guxim” kur është në pyetje dërgimi i trupave ushtarake perëndimore në Ukrainë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251