Politikani opozitar serb Nikola Sanduloviq ka folur për ngjarjen e 3 janarit ku ndaj tij u ushtrua dhunë nga Shërbimi Sekret i Serbisë, kjo pasi Sandulovia vendosi lule në Prekaz.
Sanduloviq në një intervistë në Euronews Albania tha se gjatë dhunës së ushtruar ndaj tij, e cila ka zgjatur me orë të tëra ka parë edhe Milan Radoiçiçin, organizatori i sulmit në Banjskë.
“Kam qenë i kidnapuar para shtëpisë sime. Për fat të mirë, dy policë i kisha para shtëpisë, sepse edhe më parë më kishin kërcënuar ndaj i kisha marrë për mbrojtje. Kanë dalë dy makina të mëdha nga të cilët dolën 10 persona. Ata filluan të më rrahin direkt në rrugë. Më pas më futën në furgon, më rrahën brutalisht. Më pas më çuan në stacionin e policisë. Unë kam bërtitur se kush jam e nga vij, njerëzit e kanë kuptuar se unë jam presidenti i partisë republikane. Ata u kanë thënë njerëzve që lëreni se ky nuk di çfarë flet.
Unë kam pasur gjakderdhje, asnjë s’ka folur me mua më kanë rrahur brutalisht. Pastaj më hodhën në një kamion dhe kur janë hapur dyert kam parë që po më nxjerrin jashtë dhe më kanë lënë para ndërtesës së policisë sekrete të Serbisë e cila është përgjegjëse për shumë vrasje të bëra në periudhën e ish-Jugosllavisë. Aty më kanë marrë disa persona me uniforma si ajo që kishte Radoiçiqi në Banjskë.
Aty më kanë vënë në gjunjë dhe më kanë mbajtur këmbë e duar e kanë vazhduar të më rrahin. Në atë moment kam parë… edhe Radoiçiqin, i cili ka qenë prezent aty. Kanë qenë edhe 5 persona civilë të cilët kanë bërë filmimin e agresionit ndaj meje”, tha Sanduloviq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese
Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”
Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë
Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'