LAJMI I FUNDIT:

Gërkovska: Nuk po e urdhërojmë, por po i japim iniciativë dhe propozim prokurorisë që të veprojë sipas procedurës dhe ligjeve

Gërkovska: Nuk po e urdhërojmë, por po i japim iniciativë dhe propozim prokurorisë që të veprojë sipas procedurës dhe ligjeve

Zv.kryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë Sllavica Gërkovska, ka folur për Ligjin për masa kufizuese, i cili parasheh që personat që janë në “listën e zezë” të mos mund të kryejnë funksione publike. Ajo tha se një ligj i tillë nuk mund të jetë antikushtetues sepse nëse përcakton se si të silleni me personat dhe kompanitë e futura në listën e zezë nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe dhe ai është i lidhur me legjislacionin ekzistues maqedonas, atëherë nuk mund të jetë antikushtetues.

“Besoj se duhet të jemi të vetëdijshëm se partneriteti strategjik me shtetet e bashkuara është vendimtar për vendin tonë, nëse shtetet e bashkuara kanë qenë mbështetësi ynë pa mëdyshje, duke parë historikisht prapa, për arritjen e të gjitha qëllimeve tona strategjike, si popull dhe si një vend, atëherë e njëjta gjë duhet të zbatohet dhe kur është fjala për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Besoj se është të paktën joserioze që të presim nga partnerët tanë strategjikë të paraqesin kërkesa të veçanta, siç e kërkon ligji aktual, në vend që të publikojnë listat dhe kompanitë në listën e zezë të procedohen menjëherë në sistemin tonë të drejtësisë”, tha zëvendëskryeministrja Gërkovska.

Sipas saj, nisma me këtë ligj është që të inkurajohen organet e drejtësisë që të jenë më efikase dhe të bëjnë atë që pritet prej tyre. Gërkovska theksoi se prokuroria mund të reagojë edhe pasi të dëgjohet zëri, por fatkeqësisht nuk kemi parë asnjë hap të lëvizë në atë drejtim.


“Jemi të vetëdijshëm që zgjidhje të tilla shkaktojnë shqetësim në atë grup të vogël njerëzish që janë mësuar të sillen me shtetin si të duan. Fakti që ende i arratisuri nga drejtësia Gruevski nga Budapesti doli të reagojë dhe të thirret në sovranitetin e shtetit, duke dashur të kundërshtojë vendime të tilla, flet vetëm për faktin se iniciativa që kemi nisur dhe vendimet ligjore që kemi marrë e ndikojnë në qëllimin e saj”, shtoi Gërkovska.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori