LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtarja Këlliçi merret e pandehur, Prokuroria: E shkroi vetë letrën anonime

Gjyqtarja Këlliçi merret e pandehur, Prokuroria: E shkroi vetë letrën anonime

“E dashur gjyqtare Arnisa, keni dy fëmijë. Mendoni për ta se mund të rroni ju e jo ata dhe kjo është e rëndë. Me respekt!”.

Kjo ishte përmbajtja e letrës kërcënuese që gjyqtarja e Tiranës Arnisa Këlliçi tha se e gjeti në 20 janar në zyrën e saj dhe për të cilën kishte bërë kallëzim në polici, duke kërkuar mbrojtje. Por pas një hetimi, Prokuroria e Tiranës arriti në konkluzionin se kërcënimi ishte i inskenuar nga vetë gjyqtarja.

“Janë kryer hetime intensive me qëllim sigurimin e provave të ngutshme sikurse administrimi i pamjeve filmike pranë gjykatës, marrja në pyetje e personave, marrja e modeleve të lira dhe eksperimentale, këqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerja e ekspertimeve dhe në përfundim është arritur në konkluzionin, referuar rrethanave dhe aktit të ekspertimit grafik, se letra objekt hetimi, është shkruar nga vetë kallëzuesja Arnisa Këlliçi”, tha Prokuroria e Tiranës.


Nisur nga ky rezultat, Prokuroria e kryeqytetit njofton se mori të pandehur gjyqtaren Arnisa Këlliçi, me dyshimet se ka bërë kallëzim të rremë dhe ka falsifikuar dokumente. Prokuroria dyshon Këlliçin për akuzën e falsifikimit të dokumenteve me argumentin se me të dhëna të rreme ka fituar më pas mbrojtje nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Ky i fundit është vënë në dijeni për rezultatet e hetimit, teksa Prokuroria e Tiranës dërgoi dosjen për kompetencë për hetime të mëtejshme, në Prokurorinë e Durrësit.

Ndërkohë, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar nga detyra gjyqtaren Arnisa Këlliçi pasi Prokuroria e Tiranës arriti në konkluzionin se kërcënimi që pretendoi se kishte ardhur në drejtim të saj ishte i inskenuar nga vetë ajo./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori