LAJMI I FUNDIT:

DJ amerikan pa ish të dashurën dhe burrin me të cilin ajo e tradhtoi: Nuk mund ta besoni se çfarë kënge ka luajtur për ta ​në klubin e natës

DJ amerikan pa ish të dashurën dhe burrin me të cilin ajo e tradhtoi: Nuk mund ta besoni se çfarë kënge ka luajtur për ta ​në klubin e natës

Një djalë i njohur si DJ Arty së fundmi ka publikuar një video, e cila është parë më shumë se 12 milionë herë në TikTok.

Gjatë një performance në një diskotekë të Bostonit, ai ka marrë mikrofonin dhe ka bërë të ditur lajmin befasues për të ftuarit. Megjithatë, ajo që bëri më pas shkaktoi kaos.


“Ish e dashura ime sapo hyri në klub me burrin me të cilin më tradhtoi. Mund t’a besosh? Nuk mundem! Do të luaj një këngë të veçantë për ta”, tha DJ Arty.

@dj_artie_v She left right away ? #boston #bostondj #djs #funny #bostontiktok #fyp #tiktokdj ♬ original sound – Artie V

Pak çaste më vonë dëgjojmë rrahjet dhe fjalët e këngës “Hoes In This House” (në zhargon “prostitutat në shtëpi”) të grupit hip-hop amerikan The Pack.

“Ajo u largua menjëherë”, ka shkruar ai.

Në një kohë të shkurtër u regjistruan më shumë se 5600 komente dhe përdoruesit u ndanë. Disa e quajnë “legjendë” dhe mbështesin reagimin e tij, ndërsa të tjerë e konsiderojnë atë “kafshë”.

Çfarë mendoni për lëvizjen e tij? Na shkruani në komente. /Telegrafi/