LAJMI I FUNDIT:

Nis nata e parë e “Sanremo 2024”, Ibrahimovic befasia e mbrëmjes në festival

Nis nata e parë e “Sanremo 2024”, Ibrahimovic befasia e mbrëmjes në festival
Foto: Getty Images

Në mbrëmjen e parë të “Sanremo 2024” ka ardhur si një mysafir i papritur, Zlatan Ibrahimovic për të mbrojtur Amadeus nga tentimi për të prezantuar festivalin edhe në vitet e ardhshme.

Ish-sulmuesi i Milanit u kthye në skenë në festivalin e muzikës dhe nuk mundi të rezistonte pa shkëmbyer disa batuta me prezantuesin Amadeus, një tifoz i njohur i Interit, shkruan SempreMilan.

Pas pjesëmarrjes së tij të parë në festival tre vjet më parë, Ibrahimovic ishte prezent sërish në skenë të martën, dhe kësaj here prezenca e tij nuk ishte paralajmëruar.


Foto: Getty Images

Pak pas fillimit të mbrëmjes së parë të edicionit të 74-të të festivalit të Sanremos, Ibrahimoviç bëri hyrjen e tij në Teatrin “Ariston”, duke u bërë menjëherë protagonist i një skeçi me Amadeusin.

Ish-sulmuesi suedez ishte i listuar si mysafir së bashku me gruan e tij, të ulur në rreshtin e parë, por ai mori pjesë aktivisht në mbrëmje, duke i dhënë vetes pesë minuta në skenë përpara se të merrte vendin e tij.

“Çfarë bën këtu?”, pyet Amadeus, i befasuar nga ish-sulmuesi i Milanit teksa hyri në teatër.

Pas shpërndarjes së imazheve të tij, të shoqëruara nga një temë muzikore personale të luajtur nga orkestra, ai i kujton se: “Ti je drejtori artistik i vërtetë? Pra e di gjithçka për këtë teatër… Pra, trego më si të ngjitem atje në vendin tim?”.

https://youtu.be/2VwFaxVxzTI?si=a9lRn9Dj6Wo_Xfw0

Megjithëse Zlatan nuk është i pari në klasifikim, Amadeus, duke iu referuar Milanit të tij, i përgjigjet me ironi: “Edhe pse nuk je i pari në klasifikim, të kam vendosur një vend në rreshtin e parë”.

Pavarësisht diskutimeve për vendet e uljes, Zlatan nuk humbet qëllimin kryesor përse ka ardhur në Sanremo, të cilin është për ta mbrojtur nga joshja për të drejtuar edhe festivalet e ardhshme: “Nëse të shoh të lodhur, kërkoj ndërrimin, sepse këtu jashtë ka radhë të moderatorëve”.

“Sanremo 2024” supozohet të jetë festivali i fundit i drejtuar nga Amadeus, i cili ka qenë gjithashtu drejtor artistik për pesë vjet, por, ndërsa ai pritet të largohet, RAI tashmë i ka kërkuar publikisht të qëndrojë të paktën për një vit tjetër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët

Driloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët

Magazina
Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova

Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Hayden Panettiere thotë se vendimi që vajza e saj të qëndronte me Wladimir Klitschkon ishte ‘zemërthyes’

Hayden Panettiere thotë se vendimi që vajza e saj të qëndronte me Wladimir Klitschkon ishte ‘zemërthyes’

Thirrja e Vullnetit që trazoi shtëpinë: Paratë të qëndrojnë në Kosovë

Thirrja e Vullnetit që trazoi shtëpinë: Paratë të qëndrojnë në Kosovë

Magazina
Kalo në kategori