LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të sjelljes agresive ndaj policëve, arrestohet një person në Tetovë

Për shkak të sjelljes agresive ndaj policëve, arrestohet një person në Tetovë

SPB Tetovë njofton se dje është arrestuar një person, i cili është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve.

“Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (06-shkurt) rreth orës 10:45, në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, kanë privuar nga liria 38-vjeçarin S.K. nga Poroi i Tetovës, i cili është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre derisa ata po kryenin veprime zyrtare”.


“Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të përgatitet një parashtresë”, thonë nga SPB Tetovë.