Duke marrë parasysh se këshillohet të hahen sa më shumë fruta dhe perime, shkencëtarët po testojnë metoda të ndryshme kultivimi në hapësirë, në mënyrë që astronautët ose udhëtarët komercialë të mund të ushqehen sa më shumë që të jetë e mundur.
Por, një studim i ri sugjeron se “sallata e hapësirës”, sado ushqyese të jetë, mund të përbëjë një rrezik për astronautët. Problemi është se me rritjen e bimëve me gjethe si marule dhe spinaq në mikrogravitet vjen edhe një “pjatë” e veçantë me baktere.
Gjegjësisht, sipas testeve të kryera në Universitetin e Delaware, bimët e rritura në mikrogravitet të simuluar ishin shumë më të ndjeshme ndaj patogjenit Salmonella enterica. Në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) ka shumë baktere dhe kërpudha agresive dhe nëse ato nxisin zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme, astronautët në ISS do të ishin në rrezik.
“Askush nuk dëshiron që i gjithë misioni të dështojë për shkak të ndonjë sëmundje të shkaktuar nga ushqimi”, tha biologu Harsh Bais nga Universiteti i Delaware. Bais dhe kolegët e tij simuluan kushtet e mikrogravitetit në laborator dhe më pas shtuan bakteret S. enterica në gjethet e marules.
Ata u befasuan që poret e vogla (stoma) në marule u përhapën. Stomatat zakonisht përdoren për të parandaluar pushtimin e patogjenëve, ndërsa në të njëjtën kohë ndihmojnë bimën të “marrë frymë”, shkruan sciencealert.
Shkencëtarët më pas shtuan një lloj bakterie të dobishme për sallatën, e cila normalisht mbron bimët nga streset e jashtme, por mbrojtja ishte ende joefektive. Mikrograviteti duket se çaktivizon reaksionet kimike me të cilat marulja siguron mbrojtjen e saj.
“Nuk e prisnim që stoma (poret) të mbetej e hapur kur e ekspozonim bimën ndaj stresit. E bëmë në mënyrë që marulja të mos dinte se çfarë kishte lart dhe çfarë kishte poshtë saj, domethënë studionim reagimin e saj ndaj gravitetit”, tha biologu, Noah Totsline.
Megjithëse studimet e mëparshme kanë treguar se marulja e hapësirës është e sigurt për t’u ngrënë dhe po aq ushqyese sa ajo e rritur në Tokë, ky studim i ri sugjeron se mund të ketë probleme në luftimin e patogjenëve.
Duke marrë parasysh që bakteret hapësinore mund të jenë krijesa mjaft të këqija (është treguar se gjatë mikrogravitetit, disa prej tyre mund të ndryshojnë përgjithmonë dhe të shumohen më shpejt), kjo paraqet një pengesë të caktuar që duhet punuar.
“Ne duhet të zvogëlojmë rreziqet për ata që qëndrojnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe për ata që do të vijnë atje në të ardhmen. Është e rëndësishme të kuptojmë më mirë se si patogjenët reagojnë ndaj mikrogravitetit, në mënyrë që të mund të gjejmë zgjidhje për problemet e mundshme sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë mikrobiologia Kali Kniel. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, nxirren 40 trupa të pajetë nga lumi
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Suedia me paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën
Fytyra e Trumpit në malin e famshëm Rushmore
Gjenden kutitë e zeza pas përplasjes së aeroplanit dhe helikopterit në Uashington
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?