LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen 1.5 kilogram kokainë në Tiranë, arrestohen dy persona

Zbulohen 1.5 kilogram kokainë në Tiranë, arrestohen dy persona

Dy shtetas kanë rënë në prangat e Policisë në Tiranë në kuadër të operacionit “Tempulli” dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se në banesën e njërit prej të arrestueve është gjetur një sasi prej 1 kilogram e 500 gram kokainë.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Në kuadër të operacionit mbarëkombëtar antidrogë “Tempulli 2”, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Astir”.

Sekuestrohen rreth 1 kg e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Operacioni u zhvillua nga Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Astir”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve E. G., 37 vjeç, dhe F. Ç., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasit B. K., i dyshuar si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.

Shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar në Bulevardin e Kasharit, shtetasit E. G., dhe F. Ç. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit E. G., shërbimet e Policisë, i gjetën rreth 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Lënda narkotike së bashku me dy aparate celulare dhe një automjet, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Punohet për kapjen e shtetasit B. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sela: Albin Kurti po bën punën e

Sela: Albin Kurti po bën punën e "djallit", nuk është ai që e kam njohur

Politikë
Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Lajme
“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”

“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”

Lajme
Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Lajme
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Kalo në kategori