LAJMI I FUNDIT:

Një rekord historik i Ligës Premier mund të thyhet në duelin mes Man Cityt dhe Brentfordit

Një rekord historik i Ligës Premier mund të thyhet në duelin mes Man Cityt dhe Brentfordit

Një rekord i Ligës Premier mund të thyhet sot (e diel) në duelin mes Manchester Cityt dhe Brentfordit që do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

City udhëton në Londër për t’u ballafaquar me Brentfordin në kërkim të tri pikëve për të forcuar pozitën e tyre në garën për titull.


Fitorja e Arsenalit të dielën ndaj Liverpoolit e ka ndihmuar kauzën e Liverpoolit, pasi do të thotë se ekipi i Guardiolës do të ishte lider me një pikë më shumë në Ligën Premier, në rast se fitojnë dy ndeshjet e mbetura.

Brentford në anën tjetër do të kërkojë një rezultat pozitiv për t’i ikur zonës së rrezikshme, por të dy ekipet mund të bëjnë diçka që do të hynte në librin e rekordeve.

Në rast se në këtë takim shënohen katër gola, atëherë një rekord i ri do të vendosej për më së shumti gola të shënuar në një xhiro të Ligës Premier.

Rekordi momental është vendosur në shtator të vitit 2020 me 44 gola të shënuar në 10 ndeshje. Kjo shifër eventualisht ishte barazuar në fillim të majit sezonin e kaluar.

Katër gola nevojiten për të bërë histori dhe duke marrë parasysh formën e dy ekipeve së fundmi, ka një mundësi të madhe që do të ndodhë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Premier League
Kalo në kategori