Popovska: Gjendja me gripin është stabile, kemi vende të lira në Klinikë

Numri i të prekurve nga gripit stinor ndryshon nga java në javë. Në Klinikën për sëmundjet e mushkërive tek fëmijët “Kozle” situata është e qëndrueshme. Mjekja, Mirjana Popovska thotë se në dy javët paraprake kryheshin deri në 200 kontrolle në ambulancë në ditë, ndërsa tani deri në 120.
“Edhe pse mund të them se gjendja është stabile, nuk është alarmante, të paktën tek ne në klinikë. Në këtë periudhë kemi vende të lira në spital dhe kam përshtypje se numri në ambulancë dhe tek fëmijët e shtruar në spital, në javën e fundit apo 10 ditët e fundit, si të jetë qetësuar, si të jetë ulur, për dallim prej dy javëve paraprake, ku kishim shumë më shumë kontrolle që arrinin deri në 200, ndonjëherë edhe mbi 200, tani numri lëviz rreth 100 deri në 120. Kjo është relative, mund të ndryshojë dhe të jetë shumë më e lartë”, deklaroi Mirjana Popovska.
Në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik, që i referohet javës së katërt të muajit janar, numri i pacientëve të prekur nga virusi është rritur për 9.5 për qind. Qytetarët thonë se janë të vetëdijshëm se gripi është akoma prezent dhe duhet pasur kujdes.
“Gripi stinor ende është prezent, nëpër shkolla, mbesa ime është në klasë të parë dhe po, ka grip nëpër shkolla, nëpër çerdhe, ende duhet pasur kujdes. Ndoshta duhet të mbahen maska mbrojtëse…”, tha një qytetar.
“Kujdes duhet të kemi rregullisht, patjetër, vetëm se edhe koha e bën të veten…Ne e kemi pasur gripin pothuajse të gjithë, unë e përballoj më shumë, me lëvizje pak më lehtë e kam kaluar, se përndryshe pak ma keq e kanë përjetuar ata”, u shpreh një tjetër qytetar.
Deri më tani që nga fillimi i sezonit të gripit janë regjistruar 7 viktima, prej tyre dy foshnja. Ndërsa sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, numri i përgjithshëm i të prekurve me grip për këtë sezon shkon mbi 7.000 pacientë, që është një rritje prej 37 për qind krahasuar me sezonin e kaluar./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri