Rreth 120 punëtorë teknikë të shkollave fillore e të mesme kanë nisur nga sot grevën. Për më shumë se një vit ata po kërkojnë rritjen e pagave, njëjtë si punëtorët që janë nën menaxhimin e Komunës së Prishtinës. Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre gjatë javës, javën e ardhshme do të lënë punën.
Me përjashtim të shkollës “Dardania” në kryeqytet, në të gjitha shkollat sot ka nisur greva e punëtorëve teknikë.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve, Jusuf Azemi tha se kjo grevë ka nisur me kërkesën e punëtorëve.
“Të gjitha shkollat janë në grevë dhe realisht kjo grevë ka ardhur si pasojë e presioneve të punëtorëve. Në bazë të vendimit që kanë marrë punëtorët, këtë javë do të negociohet, nëse nuk ka negocime, javën tjetër të gjithë punëtorët do të lirojnë vendet e tyre të punës dhe të bijnë punëtorë të tjerë. Është një diskriminim i llojit të tillë, përderisa në të njëjtin vend, në të njëjtën shkollë këta punojnë dhe marrin dikush 230 e dikush 270 euro, po të njëjtit punëtorë, kolegë tanë i marrin 400 e 405 euro. Po më duket që Komuna e Prishtinës sa më keq po i duket që është më mirë. Realisht ne qe një vit negociojmë dhe nuk mund të qasemi ashtu siç duhet”, tha ai para mediave.
Tutje, shtoi se janë rreth 120 punëtorë të cilët sot kanë nisur grevën, me kërkesa për rritje të pagës.
“Numri është rreth 120 punëtorë, thash se ‘Dardania’ gjatë ditës hynë sepse ka qenë një mos koordinim i mirë në atë aspekt. Dardania të premten ka kërkuar që sot të fillohet dhe greva po respektohet 100 për qind në bazë të marrëveshjes që është bërë. Janë 16 shkolla (me kompani private) dhe 15 prej tyre sot janë në grevë…edhe të mesme edhe fillore”, shtoi ai.
Nazif Hyseni, i cili është punëtor teknik në shkollën “Naim Frashëri” kërkon që të jetë i barabartë me punëtorët tjerë teknikë, të cilat janë nën menaxhimin e Komunës së Prishtinës.
“Na kanë imponuar, pa qare. Pa dashjen tonë, sepse rroga shumë e ultë. Me këtë rrogë nuk mundemi as për dy ditë për me ja dalë. 270 euro nuk janë asgjë. Ne jemi duke kërkuar vetëm barazimin me kolegët tanë që janë nën menaxhimin e Komunës së Prishtinës. Ne atë jemi duke kërkuar, gjë tjetër nuk po kërkojmë më shumë. Sa herë kemi hyrë në grevë, kemi qenë edhe në protestë dhe çdo herë na kanë thënë ‘ose në tetor, ose në shtator, ose në mars do të shikojmë’. Edhe për këtë arsyeje pa dashjen tonë se po na vjen shumë keq prej nxënësve, se ata po pësojnë keq, për shkak të pastrimit”, deklaroi ai.
Edhe Nadire Buzaku e cila është punëtore teknike në shkollën “Naim Frashëri” shpreh pakanëqësitë e saj me pagesën.
“Jam punëtore e shkollës “Naim Frashëri”, pastruese teknike këtu. Jemi hyrë në grevë për shkak të rrogës, sepse 270 euro nuk po na dalin, me gjithë shpenzimet që i kemi. Kemi kërkuar çdo herë, protesta, greva por nuk ka pas asgjë prej tyre. Edhe kësaj here do të vendosim që me na u rrit pagat edhe neve. Asnjë shtet nuk ka më keq se na”, deklaroi Buzuku.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve, Jusuf Azemi ka vizituar edhe punëtorët teknikë të shkollës “Pjetër Bogdani” në kryeqytet. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Kambovski: Vendi i vetëm për shkarkimin e anëtarëve është Këshilli Gjyqësor, jo Kuvendi
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite