Sot janë bërë gjashtë vjet që kur Komisioni për Verifikimin dhe Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale nisi punën për verifikimin dhe njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë (1998-1999).
Në komunikatën e bërë për media thuhet se, pas një pune të palodhshme dhe angazhimi avokues më shumë se 18 vjeçar të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe organizatave tjera të shoqërisë civile, saktësisht më 5 shkurt 2018 u dorëzua aplikacioni i parë për verifikimin dhe njohjen e statusit ligjor për të mbijetuarit, transmeton Telegrafi.
Në këto gjashtë vite, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit, rreth 2000 të mbijetuar kanë aplikuar për njohje të statusit, ndërsa mbi 1600-ve prej tyre iu është njohur statusi si viktima të dhunës seksuale.
“Megjithëkëtë, numri i të mbijetuarve që kanë aplikuar mbetet i vogël në krahasim me numrin e vlerësuar të viktimave. Kjo pabarazi mund t’i atribuohet stigmës që rrethon këtë kategori të ndjeshme shoqërore, e cila më shumë se kush tjetër bartë barrën e padrejtë të fajësisë paragjykuese.
Kur kësaj i shtojmë kompleksitetin e traumës së dhunës seksuale, vonesat në përgjigje të kërkesave për verifikim dhe njohje të statusit si dhe shqyrtimin e ankesave dhe vendimeve të Gjykatave, bëhet thelbësore që QKRMT të kërkojë mundësi të paafatizuara për aplikim nga të mbijetuarit, në mënyrë që shumë gra e burra, vajza e djem, që përjetuan një nga krimet më çnjerëzore të gëzojnë të drejtën e tyre për njohje të statusit, duke ua njohur kështu vuajtjet dhe torturat nëpër të cilat kanë kaluar”, thuhet në njoftim.
QKRMT thekson se të drejtat e të mbijetuarve nuk mund të kufizohen nga qëllime administrative dhe se korniza ligjore, institucionale dhe administrative duhet të promovojë realizimin e këtyre të drejtave./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze