LAJMI I FUNDIT:

Shikoni si duket një apartament luksoz prej vetëm 10 metrash katrorë

Shikoni si duket një apartament luksoz prej vetëm 10 metrash katrorë

Përafërsisht 14 milionë njerëz jetojnë në kryeqytetin e Japonisë dhe është e vështirë të gjesh apartamente të projektuara mirë dhe të vogla në ndërtime të reja

Është pikërisht për këtë arsye që apartamentet Ququri kanë qenë shumë të popullarizuara kohëve të fundit në Tokën e lindjes së Diellit.


Para së gjithash, duhet theksuar se ajo që ne e konsiderojmë një apartament të vogël në këto zona në Japoni konsiderohet i gjerë.

Apartamentet në miniaturë japoneze janë vetëm pesë deri në dhjetë metra katrorë në madhësi, megjithatë përfshin të gjitha gjërat e nevojshme për një jetë normale, transmeton Telegrafi.

Një shembull i mirë për këtë janë apartamentet Ququri në Tokio, të cilat janë të njohura në mesin e beqarëve në të njëzetat dhe të tridhjetat e tyre. Ato janë të shpërndara në disa ndërtesa të ndryshme apartamentesh dhe zakonisht ndodhen pranë rretheve të ngarkuara si Shinjuku, Shibuya, Ebisu dhe Nakamegura.

Një nga veçoritë e veçanta të këtyre apartamenteve është kabina e veçantë e dushit nga tualeti, ndaj shumë i quajnë akomodim luksoz. Apartamenti ka dhe lidhje për rrobalarëse. Është e pajisur me pllakën për gatim dhe lavaman, ofron një hapësirë shumëfunksionale me nje papafingo që mund ta shndërroni në një dhomë gjumi dhe dhome ndenjeje, zyre apo vend për relaks.

Qiraja në këto banesa të ngushta është nga 330 deri në 530 euro dhe interneti është falas për të gjithë.

Norm Nakamura i kanalit YouTube Tokyo Lens hodhi një sy brenda një ndërtese të tillë apartamentesh të vogla luksoze në Tokio. Shikoni më poshtë se si duket jeta në më pak se dhjetë metra katrorë luksoz.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një natë në këtë hotel kushton 19 mijë euro. Këtu flini, hani dhe pini me kafshët e detit

Një natë në këtë hotel kushton 19 mijë euro. Këtu flini, hani dhe pini me kafshët e detit

Çfarë të vizitosh
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
A ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?

A ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?

Kërshëri
Hera e parë në Stamboll: Çfarë të vizitoni, çfarë të shmangni e ku të qëndroni (Foto)

Hera e parë në Stamboll: Çfarë të vizitoni, çfarë të shmangni e ku të qëndroni (Foto)

Udhëpërshkrime
8 stimulime seksuale

8 stimulime seksuale

Këshilla Lifestyle
Çfarë janë rrezet ultravjollcë

Çfarë janë rrezet ultravjollcë

Lifestyle
Kalo në kategori