LAJMI I FUNDIT:

Kongo mposht Guinenë dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve

Kongo mposht Guinenë dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve

DR Congo ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Guinesë, duke siguruar kështu kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve.

Pjesa e parë ishte mjaft e pasur sa i përket rasteve për shënim, ku të dy skuadrat arritën që të shënojnë nga një gol.

Fillimisht ishte Guinea ajo që mori e para epërsinë përmes Mohamed Bayo (20’) i cili bëri një gjuajtje të fuqishme nga penalltia duke mos i lënë asnjë gjasë portierit kundërshtar për 1-0.


Reagimi i Kongos erdhi shumë shpejtë, të cilët arritën të barazojnë shifrat në 1-1 me anë të ish-mbrojtësit të Portos, Chancel Mbemba (27’).

Në pjesën e dytë, Kongo ishte më kërkuese ku edhe arriti të shënojë dy herë për të ‘prerë’ biletën e kualifikimit në gjysmëfinale.

Ata fituan një penallti në minutën e 64-të të cilën e shndërroi në gol ylli i Brentfordit Yoane Wissa për t’i dhënë Kongos epërsinë 2-1.

Dilemës së fituesit në këtë takim i dha fund Arthur Masuaku (81’) i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga një goditje denimi për 3-1.

https://twitter.com/FootColic/status/1753534787246023054

Pas kualifikimit në gjysmëfinale, Kongo tani do të ketë punë me fituesin e duelit Mali – Bregu i Fildishtë./Telegrafi/