LAJMI I FUNDIT:

Në Luginë nis fushata sensibilizuese “E jona më e mira”, qytetarëve iu bëhet thirrje të konsumojnë produkte vendore

Në Luginë nis fushata sensibilizuese “E jona më e mira”, qytetarëve iu bëhet thirrje të konsumojnë produkte vendore

Unioni i Afaristëve Vizioni për Preshevë, Medvexhë dhe Bujanoc, ka nisur fushatën sensibilizuese “E jona më e mira”, qëllimi i së cilës është që qytetarët e Luginës t’i konsumojnë vendore.

Në një konferencë për media të premten, kryetari i këtij unioni, Xhelal Memeti, tha se arsyeja pse po iu drejtohen qytetarëve është se në bazë të raportit që e kanë nga terreni, në marketet e këtyre komunave mbi 50 për qind të produkteve që shiten janë të huaja.

“Kurse bojkotohen produktet tona. Por, ne kemi ardhur në përfundim se produktet tona janë më të mira se çdo produkt tjetër. Interesi jonë është që t’i përkrahim qumështoret e tona sepse duke e bërë këtë ne i përkrahim bujqit tanë”, u shpreh Memeti, teksa prezantoi produktet e dy qumështoreve vendore “Fontana” dhe “Doda”.


Ai tutje iu bëri thirrje edhe marketeve që t’i favorizojnë produktet vendore sepse siç tha, në këtë mënyrë i mbështesin edhe bujqit.

“Ky aksion zgjatë deri më 1 mars kur Forumi Rinor i Unionit do ta vizitojë çdo market një nga një dhe do të jemi me kamera live. Ato markete që i bojkotojnë produktet tona, ne bëjmë apel që edhe popullata jonë t’i bojkotojë ato markete”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori