LAJMI I FUNDIT:

Kurti organizoi pritje në nder të ambasadorit britanik në largim, Abbott

Kurti organizoi pritje në nder të ambasadorit britanik në largim, Abbott

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, organizoi një pritje në nder të ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se “Miqësia mes ambasadorit Abbott dhe meje përfaqëson vetëm një copëz të vogël të miqësisë së qëndrueshme e jetëgjatë midis dy vendeve tona”.

“Pozicioni i ardhshëm i ambasadorit Abbott do të jetë sërish në Evropën Juglindore. Ky do të jetë pozicioni i tij diplomatik më sfidues, sepse ai do të duhet të pretendojë se i pëlqejnë të dyja vendet në mënyrë të barabartë. Në rast të një ngjarjeje ndryshe e të pafat, ne të gjithë këtu zotohemi se nuk do t’ju gjykojmë për të. Emri juaj është Abbott, por jo Shenjtor, kështu që ne dimë të falim”, tha Kurti, transmeton telegrafi.


“Ambasadori Abbott ka diçka të përbashkët me britanikët që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në jetën time, faktin se ata janë nga Mançesteri. Këtu ai bashkohet me disa grupe shumë të njohura me origjinë nga qyteti, si Joy Division, Stone Roses, Oasis, The Fall dhe The Smiths. Sigurisht, ata ofrojnë shoqërim ndryshe. Noel Gallagher nuk ka ardhur ndonjëherë në zyrën time për të diskutuar marrjen e detyrës në zyra të kryetarëve të komunave në veri – disa herë. Por ne jetojmë në kohëra të çuditshme, ndaj nuk do ta përjashtoja mundësinë”, tha ai.

Kurti e falënderoi ambasadorin për punën, miqësinë dhe përkushtimin e tij, e ku theksoi dhe mbështetjen gjithmonë të palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën.

Në këtë pritje mes shumë të tjerësh ishin të pranishëm ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në vendin tonë, deputetë, ministra dhe zëvendësministra të qeverisë.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori