Vitin e kaluar, Numarics startup-i zviceran i teknologjisë financiare (FinTech), ka rritur numrin e punonjësve të tij më shumë se gjashtëfish, duke arritur në 160 punonjës, dhe njëkohësisht ka shtyrë përpara me vendosmëri konceptin e tij për një ” One-Stop-Shop” për themeluesit e kompanive dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM).
Në nivelin organizativ, një strukturë e re holdingu mbështet zhvillimin drejt një platforme digjitale fleksibile, përmes së cilës kompanitë mund të përfitojnë të gjitha shërbimet e nevojshme për themelimin dhe menaxhimin e suksesshëm të biznesit të tyre. Në të njëjtën kohë, Numarics po prezanton një model të thjeshtuar çmimi, i cili përfshin, ndër të tjera, përdorimin falas të Business Suite për individët.
Që nga themelimi rreth katër vjet më parë, Numarics ka pozicionuar veten në tregun zviceran me shërbime financiare digjitale inovative dhe të gjithanshme për NVM-të. Gjatë kësaj periudhe suksesi, Numarics ka zgjeruar biznesin në mënyrë të konsiderueshme dhe ka rritur numrin e punonjësve nga 25 në 160 gjatë vitit të kaluar.
Me prezantimin e një strukture të re holdingu, kompania tani po e vendos rrugën e zhvillimit të mëtejshëm në një platformë fleksibël që shërben si një “xhep i vogël zviceran” për NVM-të duke ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme për administrimin e biznesit. Përveç shërbimeve fiduciare dhe integrimit bankar, kjo përfshin, për shembull, menaxhimin e klientit (CRM), faturimin dhe kutitë postare dixhitale. Parametrat kryesorë të rëndësishëm për kompaninë shfaqen qartë përmes një kabine të kontrolluar nga AI.
Tashmë, përmes platformës së Numarics-it, përveç shërbimeve fiduciare të kompanisë amë A&O KRESTON AG, janë gjithashtu të disponueshme shërbimet e bankave si UBS, shërbimet e postës digjitale nga PEAX dhe qasja në tregun digjital nga Gryps.
Modeli i ri i çmimeve siguron transparencë dhe ofron kushte tërheqëse
Me një strukturë të re çmimesh, Numarics përgjigjet ndaj kërkesave e ndryshme të kompanive dhe thjeshton planifikimin e kostove për menaxhimin e biznesit. Bizneset e sapo-themeluara të vogla mund të nisin falas shwrbimet e Numarics dhe të përdorin Suitën Biznesore si individë. Për kompanitë me dy deri në nëntë punonjës, kostot për përdorimin e Suitës Biznesore janë CHF 29 në muaj.
Kompanitë ekzistuese të vogla përfitojnë qasje në platformën Numarics për CHF 99 në muaj, që përfshin CFO-n digjital, sistemin e menaxhimit të klientëve (CRM), depozitimin e sigurt të dokumenteve digjitale “DocuBox” dhe faturimin. Shërbimet e tjera të platformës Numarics, si kutia postare digjitale nga PEAX, mund të shtohen sipas nevojës.
Për kompanitë e mesme me 10 deri në 249 punonjës, Numarics ofron modele çmimi individuale me kosto fikse, shërbime premium dhe këshillim personal përmes e-mail ose telefonit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home – Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A