BPB ka lansuar sot për klientët individë kartelën më të re të kreditit, e cila për nga mundësitë është më e veçanta në treg. Me SOLO, për herë të parë qytetarët mund të ndajnë pagesat e tyre deri në 36 këste. Me këtë kartelë krediti, pagesat mund të bëhen në çdo pikë shitje, në çdo POS të çdo banke, brenda dhe jashtë vendit, poashtu edhe online. Të gjitha këto mund të menaxhohen në SOLO – me zero interes.
–SOLO bëhet kartela e parë në treg që iu jep mundësi të shumta qytetarëve të vendit që të ndërveprojnë dhe menaxhojnë shpenzimet/blerjet e tyre. Kthimi i borxhit mund të ndahet deri në 36 këste apo edhe të paguhet i plotë, krejtësisht sipas nevojave të klientëve.
Me kartelën e kreditit të dedikuar për klientët individual dhe pronarët e bizneseve, BPB mundëson kryerjen e pagesave si dhe tërheqjen e parave në çdo kohë, brenda dhe jashtë vendit.
Anëtari i Bordit Menaxhues të BPB-së, Gazmend Rrustemi ka thënë se me SOLO klientët tanë do të jenë pronar të një kartele nga e cila mundësitë e ndërveprimit të tyre financiar do të zgjerohen.
“Zhvillimi i një produkti të tillë ka qenë sfidë dhe përgjegjësi sepse veçoritë e kartelës janë aq specifike sa në BPB jemi kujdesur që secila nga to, përveç që të jetë sigurisht me funksionalitet maksimal, të jetë e lehtë dhe e pranueshme si produkt nga klientët tanë”, ka thënë Rrustemi.
Tutje, ai ka shtuar se strategjia e BPB-së është e orientuar drejt plotësimit të nevojave të individëve në vend duke mundësuar qasje dhe menaxhim të lehtë dhe efikas të financave me produkte inovative dhe shërbim ekselent.
Ndërkaq, Argjira Kadrijaj-Dushi, Udhëheqëse e Departamentit për Retail dhe Bankim në Dixhital në BPB ka thënë se me avantazhet që ka, tashmë SOLO e ka nisur rrugëtimin e saj dhe ne jemi të bindur që shumë shpejt do të përqafohet me të njëjtin entuziazëm edhe nga shoqëria.
“SOLO vjen si produkt me specifika të reja në treg të cilat plotësojnë kërkesat e vazhdueshme të pagëmarrësve dhe individëve tjerë. SOLO-n e bën unike fakti që mund të përdoret kudo, në vend dhe në botë duke i lënë individit të zgjedhë solo ndarjen dhe kohëzgjatjen e kësteve deri në tre vite. Menaxhimi dhe aplikimi mund të bëhet në çdo kanal të bankës, online dhe në degët e biznesit, kjo në linjë me strategjinë tonë të bankimit gjithëpërfshirës, siç njihet sot në botë si qasja “omnichannel”, shton ajo.
Për t’u pajisur me kartelë SOLO, ju mund të lajmëroheni në njërën nga 25 degët e BPB-së nëpër Kosovë, derisa, gjithashtu mund të aplikoni edhe online.
SOLO – Sot ti thuaj po
BPB – Banka e Vendit Tënd!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAgro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena
Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta
Kreu i ATK-së: Ka rritje të bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore në veri
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve
Gjashtë televizorë dhe zgjerimi i rrjetit kabllorë - donacion nga IPKO për Klinikën e Onkologjisë
Të gjithë duan të punojnë në këto qytete - a jeni dakord dhe si do të vepronit po ta merrni një ofertë?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë