LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Heroizmi i Zahirit me shokë ngriti moralin popullor në luftën për çlirim

Konjufca: Heroizmi i Zahirit me shokë ngriti moralin popullor në luftën për çlirim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh pranë lapidarëve të heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushefci, në Orllan dhe në Podujevë, në 27-vjetorin e rënies së tyre heroike.

Duke vlerësuar lart veprimtarinë e heronjve të Kosovës, Konjufca theksoi se Zahiri, Hakifi dhe Edmondi ishin kolosët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët përmes aksioneve të tyre tmerruan forcat policore serbe. Prandaj, shtoi kryetari Konjufca, është i rëndësisë së veçantë nderimi dhe përkujtimi i tyre nga institucionet e Kosovës.


“Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha përmes aksioneve të suksesshme guerile bënë që çdo polic edhe çdo ushtar i Serbisë okupatore në Kosovë të mos ndihej i sigurtë”, theksoi Konjufca.

Kreu i Kuvendit tha se heroizmi e tyre ishte një arritje e madhe, duke ngritur kështu moralin e të rinjve dhe të rejave, për t’iu bashkuar luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në çlirim.

“Kjo është një arritje shumë e madhe, sepse e ngriti shumë moralin tonë popullor dhe e rriti gatishmërinë e vullnetin për qytetarët tanë, për të rinjtë dhe të rejat për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lufta e lavdishme e së cilës çoi në çlirimin e Kosovës dhe në shporrjen e Serbisë okupatore nga trojet tona. Zahiri, Hakifi, Edmondi, Iliri dhe të gjithë dëshmorët e kombit tonë do të kujtohen përgjithmonë nga institucionet dhe populli ynë”, theksoi Konjufca.

Pranë shtatoreve të heronjve nderime bënë edhe nënkryetarja Saranda Bogujevci dhe deputetë të tjerë të Kuvendit, thuhet në komunikatën e Kuvendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori