LAJMI I FUNDIT:

Musk implantoi çipin e parë të Neuralink tek njeriu, por a mund të hakohet kjo teknologji dhe çfarë rreziku paraqet kjo?

Musk implantoi çipin e parë të Neuralink tek njeriu, por a mund të hakohet kjo teknologji dhe çfarë rreziku paraqet kjo?

Titani i teknologjisë, Elon Musk ka njoftuar sot se kompania e tij Neuralink ka realizuar me sukses implantin e çipit tek njeriu.

Sipas Musk, rezultatet fillestare patën “sinjale premtuese” të neuroneve dhe impulseve nervore, pra pacienti po shërohet, transmeton Telegrafi.

Elon Musk thotë se Neuralink ka implantuar çipin e parë të trurit te një njeri
Lexo po ashtu Elon Musk thotë se Neuralink ka implantuar çipin e parë të trurit te një njeri

Ideja e gjithë kësaj teknologjie është që të ndihmojë njerëzit që janë të paralizuar me dëmtime të shtyllës kurriozore ose trurit, duke u dhënë atyre mundësinë për të kontrolluar pajisjet e kompjuterizuara me mendjen e tyre.


Por, a mund të hakohet Neuralink?

Përkundër aspekteve pozitive që mund të posedojë kjo teknologji, në të njëjtën kohë shqetësimet për dëmin e mundshëm të një teknologjie të tillë vazhdojnë të pushtojnë studiuesit e pajisjeve “tru-makinë”.

Pa siguri “të pathyeshme”, është e mundur që hakerët të kenë qasje në çipat e implantuar dhe të shkaktojnë një mosfunksionim ose keqpërdorim të çipave. Pasojat mund të jenë fatale për viktimën.

Disa madje mund të shqetësohen se Inteligjenca Artificiale e fuqishme që funksionon përmes një ndërfaqe “truri-makinë” mund të pushtojë dhe të marrë kontrollin e trurit pritës.

Inteligjenca Artificiale mund të imponojë një marrëdhënie “zotëri-skllav” dhe njerëzit mund të bëhen një ushtri dronësh. Vetë Elon Musk thotë se inteligjenca artificiale përbën një kërcënim ekzistencial për njerëzimin.

Ai thotë se njerëzit do të duhet të “shkrihen” përfundimisht me AI-n, për të hequr “kërcënimin ekzistencial” që mund të paraqesë Inteligjenca Artificiale e avancuar. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
“Rrjedhin” pamjet e para të iPhone SE 4 në internet, ka një veçori të urryer nga përdoruesit

“Rrjedhin” pamjet e para të iPhone SE 4 në internet, ka një veçori të urryer nga përdoruesit

Teknologji
OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

Teknologji
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

Teknologji
Gjenerata e smartphone-ve Z - Karakteristikat më të papara që kanë në themel Inteligjencën Artificiale

Gjenerata e smartphone-ve Z - Karakteristikat më të papara që kanë në themel Inteligjencën Artificiale

Teknologji
DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

Teknologji
Kalo në kategori