LAJMI I FUNDIT:

Majmuni i arratisur “bastis” fshatrat në Skoci

Majmuni i arratisur “bastis” fshatrat në Skoci

Një majmun i arratisur nga një kopsht zoologjik në Skoci është parë duke “bastisur” fshtatrat pranë.

Majmuni japoez i njohur ndryshe si “majmun bore”, është larguar nga rrethimi i tij në Parkun e Kafshëve të Egra në Highland.


Së fundmi, ai është parë në fshatin Kincraig në afërsi të kopshtit, përcjell Telegrafi.

Për vendndodhjen e tij kanë lajmëruar banorët e fshatit.

“Shikova nga dritarja dhe ja ku ishte ai, krenar, duke ngrënë arra”, tha njëri nga banorët, Carl Nagle.

Kopshti zoologjik ka publikuar një numër për kontakt, duke theksuar se nuk ka nevojë që majmuni të shihet si kërcënim për qytetarët.

Kafsha e arratisur thuhet të ketë ikur nga konfrontimi me të tjerët, pasi tani është sezoni i mbarështimit të tyre. /Telegrafi/