Zyrtari më i lartë ushtarak i NATO-s, Rob Bauer, i cili së fundmi tronditi opinionin me deklaratën dramatike se lufta me Rusinë është një mundësi reale dhe se të gjithë duhet të përgatiten për një gjë të tillë, ka folur për situatën në Ballkan në një intervistë për gazetën malazeze Pobjeda.
I pyetur se ku e bazon vlerësimin e tij se bota duhet të jetë gati për një luftë mes NATO-s dhe Rusisë, Bauer tha se ai mbështetet në sjelljen e shtetit rus.
“Të dielën e kaluar, thashë atë që kam thënë për një vit e gjysmë të fundit. Gjëja magjepsëse është se ka bërë jehonë vetëm tani dhe nuk thashë asgjë të re, thjesht përsërita pikëpamjet e mia dhe për disa arsye vetëm tani ka marrë kuptim. Ne në NATO morëm një marrëveshje traktati në dhjetor të vitit 2021, ku rusët na thanë se duan të kthehen në kufijtë e vitit 1997, ku përfshihen territoret e shumë vendeve që që atëherë janë bërë anëtarë të NATO-s”, deklaroi ushtaraku holandez, transmeton Telegrafi.
Ai foli edhe rreth çështjesh që e ngriti presidentit amerikan, Joe Biden, ku kishte deklaruar se “nëse Rusia fiton në Ukrainë, çfarë mendoni se do të ndodhë me Ballkanin?”
Bauer thotë se shumë njerëz janë të shqetësuar me të drejtë në një skenar të tillë, transmeton Telegrafi.
“Nëse Rusia fiton luftën në Ukrainë, nuk është fundi i armiqësive. Nuk është fundi i destabilitetit. Do të jetë fillimi i destabilitetit të ri. Sepse rusët atëherë do të besojnë se sjellja e tyre në fakt po shpërblehet. Prandaj, ata do të mendojnë: nuk shpërblehet respektimi i rregullave ndërkombëtare, por agresioni. Dhe në thelb, duke pushtuar një vend tjetër, ju merrni atë që dëshironi, që është kundër rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, tha Bauer.
Mendoj se mënyra se si punojmë së bashku me Bashkimin Evropian në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë është një shembull për të ardhmen.
Dhe këto nuk janë vende të NATO-s, por me ndihmën e BE-së dhe NATO-s janë stabilizuar vitet e fundit”.
“Pra, kjo nuk është e re në vetvete, për ta ky është një argument shtesë. Kështu që nuk mendoj se do të ndryshojë Ballkanin në vetvete, mendoj se është një nga arsyet për të vazhduar mbështetjen për Ballkanin siç po bëjmë aktualisht. Siç thashë, Bashkimi Evropian dhe NATO e mbështesin Ballkanin në kuptimin praktik, jo vetëm me fjalë, por edhe në praktikë – ata sigurojnë mbrotje dhe një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. BE-ja po bën të njëjtën gjë në Bosnje dhe Hercegovinë, me mbështetjen edhe të NATO-s, me misionin tonë në Sarajevë. Në këtë mënyrë të dyja organizatat nuk po flasin vetëm, por edhe praktikisht po ndihmojnë në sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit”.
Ai thotë se shohin një stabilitet të brishtë në Ballkan.
“Nuk mjafton të “ngritni duart” dhe të prisni që BE-ja dhe NATO të bëjë diçka për Ballkanin. Vetë vendet dhe liderët në këto vende luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e Ballkanit të qëndrueshëm dhe të sigurt… NATO dhe BE-ja do të ndihmojë siç kemi bërë me vite dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen. NATO, në përgjigje të asaj që ndodhi në shtator në Kosovë, rriti numrin e ushtarëve në KFOR dhe kjo sepse ne po monitorojmë atë se çfarë po ndodh në terren”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A