LAJMI I FUNDIT:

Lendrit Lluka në Radar shet pikturën në vlerë prej 300 euro, parat shkojnë për Klinikën e Onkologjisë

Lendrit Lluka në Radar shet pikturën në vlerë prej 300 euro, parat shkojnë për Klinikën e Onkologjisë

Studenti i Mjekësisë nga qyteti i Pejës, Lendrit Lluka përveç profesionit të tij ka treguar se ka pasion edhe për artin.

Lendriti në emisionin “Radar” ka treguar se pasioni për artin në këtë rast pikturën ka nisur qysh në moshën 3 vjeçare.


Ai së fundmi ka hapur edhe ekspozitën e tij personale të titulluar “Vetvetja”, ku ka paraqitur mbi 150 punime të punuar ndër vite.

Gjatë emisionit “Radar” Lendriti ka arritur të shes njërën nga pikturat e tij, ku paratë e kësaj pikture shkuan për Klinikën e Onkologjisë.

Piktura e tij është shitur për 300 euro, dhe ato para do t’i dorëzohen një pacienti në Klinikën e Onkologjisë. /Telegrafi/