LAJMI I FUNDIT:

Kërcënoi me sëpatë gruan dhe katër fëmijët, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari në Vaun e Dejës

Kërcënoi me sëpatë gruan dhe katër fëmijët, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari në Vaun e Dejës

Një 50-vjeçar, i identifikuar si Petrit Lufi është arrestuar nga policia e Vaut të Dejës, pasi dhunoi bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij të mitur.

Mësohet se 50-vjeçari i kanosi familjarët për jetën duke mbajtur në dorë një sëpatë dhe një thikë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 mjetet prerëse me të cilat Luf kërcënoi gruan dhe fëmijët.

Ky i fundit u arrestua ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

“Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se një shtetas dhunonte dhe kanoste, bashkëshorten dhe 4 fëmijët e mitur, në banesën e tyre, në fshatin Toplane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga autori i rastit, shtetasi P. L., 50 vjeç. Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 mjete prerëse (sëpatë dhe thikë), me të cilat i arrestuari kanoste për jetën, bashkëshorten dhe fëmijët”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në trend Lajme

Më shumë
​Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet

​Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet

Lajme
Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti

Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti

Kronika e Zezë
Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat

Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat

Lajme
Me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalabari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit

Me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalabari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit

Lajme
Aeroporti i Tiranës po përfiton nga sfidat e aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit

Aeroporti i Tiranës po përfiton nga sfidat e aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit

Lajme
Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori