LAJMI I FUNDIT:

Të dënuarit për terrorizëm, Prokuroria kërkon dënim maksimal

Të dënuarit për terrorizëm, Prokuroria kërkon dënim maksimal

Prokuroria Speciale ka kërkuar dënim maksimal për katër të dënuarit për vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin, Ardian Gjuraj, Ergim Syla, Nehrudin Skenderi e Mentor Bellaqa. Këtë kërkesë prokuroria e bëri në seancën për caktim të lartësisë së dënimit. Megjithatë, kërkesa krejt të kundërta patën të dënuarit dhe mbrojtja e tyre.

Me të hyrë në sallë përshëndetet me familjarët.

28 muajt e kaluar në paraburgim, ia kanë rënduar gjendjen emocionale Nehrudin Skenderit, me nacionalitet boshnjak, i cili është dënuar nga gjykata për veprën penale “Lehtësimi dhe Financimi në kryerjen e terrorizmit”


“Koha e humbur nuk kthehet. Dua vetëm ta dini që një ditë në burgun e sigurisë së lartë, në vetmi 21, 22 orë është shumë e vështirë. E lëre më disa vite të qëndrosh në atë gjendje”, ka thënë Nuhredin Skenderi.

Në seancën për caktim të lartësisë së dënimit morën pjesë edhe të dënuarit e tjerë, Ardian Gjuraj, Ergim Syla e Mentor Bellaqa.

Të tre akuzohen për përgatitje të veprave terroriste.

Gjykata ka gjetur se ata kishin blerë sasi të rënda të armatimit, të cilën e fshehën në pronën e Ergim Sylës.

Prokurori Afrim Shefkiu kërkoi dënim maksimal.

“Rrethanat rënduese janë evidente në këtë çështje penale juridike, duke qenë se kemi të bëjmë me vepra penale kundër terrorizmit, për të cilat ndëshkueshmëria është sipas Kodit Penal është prej pesë deri në 15 vite burgim… Nuk vjen në shprehje sipas opinionit tonë kurrfarë zbutje, por duhet shkuar në suaza të maksimumit të dënimit të paraparë”, Afrim Shefkiu – Prokuror.

Kërkesa krejt të kundërta kanë mbrojtësit e të dënuarve.

“A ka dënim më të madh se për herë të parë të provoj ndjenjën të jetë prind, ku më 23.12.2021, i vie në jetë fëmija i tij i parë, gëzimi i tij i parë dhe i njëjti nuk mund të jetë prezent qoftë edhe pesë minuta”, ka thënë Arben Kelmendi – avokat i Ardian Gjuraj.

“Kemi të bëjmë me një person normal, me një student, të cilit fatkeqësisht ju kanë ndërpre studimet në fakultetin ekonomik për shkak të veprimeve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës… Besoj që masa e paraburgimit duhet të merret si dënim i mjaftueshëm për rehabilitimin e tij”, ka deklaruar Tomë Gashi – avokat i Nuhredin Skenderit.

Sipas avokatëve, me kohën e kaluar në paraburgim është arritur qëllimi i dënimit.

Në seancë morën pjesë edhe dy zyrtarë nga shërbimi sprovues.

Ata prezantuan raportet parandëshkuese, të cilat përmbajnë intervista me të pandehurit, si dhe me familjet e tyre.

“Kjo familje prej rastit të ndodhur gjendeshin në vështirësi për kushte të jetesës, pasi që jetonin me një ndihmë sociale dhe kishte edhe një fëmijë dy vjeç i cili kishte lindur pasi që i pandehuri kishte rënë në paraburgim. Meqë i pandehuri përgjatë intervistës na ka treguar se ka punuar në ‘call center’ dhe nuk e ka pranuar veprën, ne e kemi parë të udhës që nëse nuk ka prova që e ka kryer veprën t’i shqiptohet një dënim alternativ”, ka deklaruar Valbona Musliu – Selimaj – zyrtare e Shërbimit Sprovues.

Seanca ku do të caktohet përfundimisht lartësia e dënimit, do të mbahet më 30 janar.

Që të katër të dënuarit nga shkalla e parë, ishin arrestuar në vitin 2021, në një aksion të madh të Policisë së Kosovës./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori