LAJMI I FUNDIT:

Osmani në “Kosova Business Forum”: Angazhimi i grave në biznes ndikon në rritje më të madhe ekonomike

Osmani në “Kosova Business Forum”: Angazhimi i grave në biznes ndikon në rritje më të madhe ekonomike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, hapi diskutimin në ditën e tretë të “Kosova Business Forum”, ku foli për rëndësinë e përfshirjes së vajzave dhe grave në biznes dhe në tregun e punës në përgjithësi.

Para të pranishmëve, Osmani tha se janë pikërisht vajzat dhe gratë përmes të cilave mund të arrihet potenciali i plotë ekonomik.

“Kosova Business Forum”, presidentja Osmani hap diskutimin “Investoni në Gratë: Përshpejto Progresin"
Lexo po ashtu “Kosova Business Forum”, presidentja Osmani hap diskutimin “Investoni në Gratë: Përshpejto Progresin"

“Përderisa ne po takohemi në kuadër të Kosova Business Forum, natyrshëm se në një format të tillë fokusi im do të jetë te pjesëmarrja e grave dhe vajzave në biznes dhe në tregun e punës në përgjithësi”.


“Po konfirmohet çdo ditë e më shumë që janë pikërisht vajzat dhe gratë përmes të cilave mund të arrihet potenciali i plotë ekonomik, të eksplorohen mundësitë e pashfrytëzuara e të kapitalizohen në plotëni objektivat tona zhvillimore”, u shpreh presidentja.

Ajo tutje tha se të dhënat, hulumtimet e raportet po e bëjnë gjithnjë e me të qartë se angazhimi i grave në biznes ndikon në rritje më të madhe ekonomike, prosperitetet dhe në zhvillim për të gjithë.

“Përderisa shpesh herë kjo temë trajtohet nën petkun e barazisë gjinore apo drejtësisë sociale, duhet ta kuptojmë se përfshirja e barabartë e grave dhe vajzave është çelësi kryesor për zhbllokimin e potencialit të plotë zhvillimore. Është parakusht për përmirësimin e mirëqenies së gjithmbarshme”.

Sipas presidentes, kur gratë përparojnë dhe janë aktive në shoqëri, vetë shoqëritë përparojnë edhe gëzojnë mirëqenie më të lartë.

“Gratë sjellin progres, perspektivë, risi. Botë jonë po përjeton një transformim të jashtëzakonshëm dhe në krye të këtij ndryshimi janë gratë vizionare, të cilat po thyejnë barriera”, u shpreh mes tjerash Osmani.

Ajo theksoi se po jetojmë në një kohë vendimtare kur talentet, aftësitë dhe vendosmëria e grave po njihen dhe vlerësohen gjithnjë e më shumë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Temperaturat ngriten, në Fafa Hotel çmimet zbriten!

Temperaturat ngriten, në Fafa Hotel çmimet zbriten!

Fafa Resort
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
A dëshironi të dini ku ka vende të lira të punës?

A dëshironi të dini ku ka vende të lira të punës?

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori