LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Çekisë, Dvorak: Integrimi i Kosovës në BE është i lidhur ngushtë me dialogun

Ministri i Çekisë, Dvorak: Integrimi i Kosovës në BE është i lidhur ngushtë me dialogun

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur sot në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorak gjersa kanë folur për dialogun Kosovë-Serbi, procesin e integrimit evropian e zhvillimet e fundit.

Bislimi në konferencën e përbashkët me Dvorak tha se procesi i dialogut duhet të ndahet nga ai i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Kemi biseduar për masat aktuale kundrejt Republikës së Kosovës, që punojnë kundër përpjekjeve të BE-së për të mbyllur zbrazëtirën dhe për të përshpejtuar integrimin në Bashkimin Evropian. Është pozita jonë që masat duhet të hiqen sa më shpejt që është e mundur, por më e rëndësishmja procesi i dialogut duhet të ndahet nga procesi i integrimit të Kosovës që fokusi të kthehet tek aspiratat e vendit tonë drejt Bashkimit Evropian. Kosova ka 94 për qind mbështetje të qytetarëve për integrim në BE e meriton të marr statusin e vendit kandidat”, deklaroi Bislimi.


Sa i përket masave, ministri çek Dvorak deklaroi se Çekia është aleati më i afërt për Kosovën. Ai tha se ka shumë për të bërë dhe se janë të gatshëm të ndihmojnë me detyrat e shtëpisë të Kosovës.

“Çekia është gjithmonë aleati më i afërt i Kosovës në ambiciet evropiane. Dhe ne vërtetë duam që të shohim Kosovën në BE sa më shpejt që është e mundur. Në anën tjetër që ka shumë për tu bërë. Ne jemi të gatshëm që të mbështesim vendin por ndoshta edhe të ndihmojmë pak më shumë me detyrat e tuaja të shtëpisë.

Dhe nuk më pëlqen që ta them hapur, por më duhet ta them se Kosova është nën presion për të treguar pikëpamjen e saj pozitive dhe konstruktive ndaj dialogut me Serbinë. Dhe përveç kësaj, unë e di shumë mirë që Kosova është duke bërë më të mirën e saj, por unë ende besoj se kjo është mënyra më e mirë se si të jemi më afër BE-së”, theksoi ministri çek, raporton Kp.

Ai shtoi se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është i lidhur me ngushtë me dialogun

“Çekia ka qenë dhe vazhdon të jetë një mik i afërt për Kosovën. Një shprehje e miqësisë përfshin të jesh  i hapur dhe i sinqertë. Për integrimet e mëtutjeshme të Kosovës në BE janë të lidhura ngushtë me dialogun me Beogradin. Pyetja e mbylljes së fqinjësisë së mirë dhe procesit të integrimit evropian kanë të bëjnë me gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Siç progreson Kosova në rrugën e saj drejt integrimeve në BE, Çekia përkujton duke ofruar mbështetje, udhëzues dhe duke ndihmuar që Kosova të arrijë qëllimet e saja evropiane”, përfundoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori