LAJMI I FUNDIT:

E teproi me qebapa, burri thirri emergjencën në Uells

E teproi me qebapa, burri thirri emergjencën në Uells

Shërbimet e urgjencës në Mbretëri të Bashkuar kanë publikuar listën e thirrjeve më të çuditshme emergjente që kanë pranuar autoritetet shëndetësore.

Njëri prej këtyre po del të jetë një burrë i cili thirri ambulancën në shtetin e Uellsit pasi kishte ngrënë shumë qebapa, transmeton Telegrafi.


Telefonata të tjera të çuditshme u bënë në Uells, sipas listës së publikuar nga autoritetet shëndetësore atje.

Një person telefonoi emergjencën pasi kishte vendosur gabimisht dhëmbët e rremë derisa një tjetrit i kishte ngecur dora në një kuti letrash.

Shërbimi atje kishte pranuar 414,149 thirrje vitin e kaluar dhe prej tyre, 68,416 nuk ishin emergjencë për jetë a vdekje. /Telegrafi/