Euronews Albania, ka siguruar dosjen hetimore ndaj mjekut Dervish Hasi, i cili akuzohet nga prokuroria për verprat penale të pornografisë dhe marrëdhënies seksuale me të mitura.
Në dosje theksohet se kallëzimi është bërë në komisariatin numër 1 në Tiranë nga i ati i vajzës 16-vjeçare.
Babai ka denoncuar mjekun se është në një marrëdhënie me të bijën prej dy vitesh. Ai pretendon se 42-vjeçari ka bërë lazvazh truri 16-vjeçares, pasi dhe kjo e fundit nuk pranon të ndahet prej tij.
Babai nënvizon në kallëzimin e tij se edhe pse kishte 2 vite në dijeni të kësaj lidhjeje nuk e kishte denoncuar, pasi vajza i kishte kërcënuar me vetëvrasje nëse ndahej.
“Komisariatin e Policise Nr.I është paraqitur shtetasi D. D., i cili ka kallëzuar se vajza e tij e mitur, me inicialet D. D. e datalindjes 27.03.2007, prej një periudhe prej 2 vitesh ka një marrëdhënie intime me mjekun kardiokirurg Dervish Hasi.
Prindërit shprehen se nuk kanë dyshime të arsyeshme nëse mjeku ka kryer mardhënie seksuale me vajzën. Të dy prindërit deklarojne se i kanë kërkuar mjekut të mos ketë asnjë marrëdhënie me vajzën e tyre dhe për shkak se vajza ka shfaqur edhe probleme shendetësore, si ato të shëndetit mendor, të dy prindërit dyshojnë se mjeku mund t’i ketë berë lavazh truri vajzës së tyre. Ata i kanë kërkuar disa herë mjekut të mos kishte me kontakte me vajzën, ndërsa vajza gjithmonë e ka refuzuar moskontaktin me mjekun, duke u shprehur se nëse do ndahej prej tij, do të vriste veten”, thueht në dosjen e prokurorisë.
Në kallzim babai i vajzës shprehet se për periudhën dyvjecare e bija mund te jetë takuar mbi pesëdhjetë herë me mjekun.
Të dy prindërit kërkuan me ngulm që vajza mos të thërritet dhe mos të pyetet në polici pasi sipas tyre kjo do t’i shkaktonte trauma.
Gjithashtu të dy prindërit e vajzës minorene i kanë kërkuar me ngulm mjekut Dervish Hasi të mos ketë kontakte me vajzën gjë e cila është refuzuar nga ana e mjekut me pretendimin: “S’po bëjmë asgjë të keqe”.
Vajza në deklaratën e saj ka pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e të dyve. Ajo tha se është besimtarë dhe është indoktrinuar se mashkullit i lejon feja të ketë disa gra.
“Më datë 17.01.2024 në prani të psikologut, punonjësit social si dhe prindit të saj, i është marrë deklarim shtetases së mitur D. D., e cila ka deklaruar se është praktikante e fesë myslymane dhe se e lejon feja martesën e meshkujve me shumë partnerë. Ajo pohon faktin se në moshën 14 vjeçare është njohur me shtetasin Dervish Hasi. Ajo pohon faktin se i ka bërë me dije me Dervishit moshën e saj 14 vjeçare pastaj kanë vazhduar komunikimin ku të dy i kanë shprehur pëlqimin dhe dashurinë njëri tjetrit. Pas një viti përafërsisht në moshën 16-vjeçare ata kanë kryer marrëdhënie me njër tjetrin”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë