LAJMI I FUNDIT:

Zendaya duket si një nga personazhet e ‘Star Trek’ me modelin e ri të flokëve

Zendaya duket si një nga personazhet e ‘Star Trek’ me modelin e ri të flokëve
Foto: Getty Images

Zendaya debutoi me një pamje të re mahnitëse ndërsa e ktheu Javën e Modës në Paris në pistën e saj personale.

Aktorja, e cila aktualisht është duke u përgatitur për premierën e “Dune 2”, shkaktoi një bujë të madhe teksa u shfaq në Francë për shfaqjen e modës Schiaparelli.

27-vjeçarja bëri një përzierje të “Star Trek” dhe Courteney Cox në “Scream 3”.


Foto: MEGA

Nëse nuk do të ishte kjo e gjitha, ajo gjithashtu u shfaq me një veshje të veçantë për t’iu përshtatur modelit të ri, duke zgjedhur një bluzë të zezë me mëngë të gjata e me zbukurime poshtë çdo krahu.

Ajo e kombinoi këtë me një fund të gjatë sateni – i kompletuar me taka të zeza.

Tom Holland e mohon ndarjen nga Zendaya, pasi ajo hoqi të gjithë nga Instagrami
Lexo po ashtu Tom Holland e mohon ndarjen nga Zendaya, pasi ajo hoqi të gjithë nga Instagrami

Zendaya u bashkua në shfaqje nga stilisti ikonë Law Roach, i cili ka qenë pranë saj për vite me rradhë.

Foto: MEGA

Nuk është për t’u habitur që fansat u befasuan për transformimin e saj dhe u mblodhën në rrjetet sociale për të lavdëruar pamjen e re.

“Zendaya duket si një personazh i Star Trek”, tha një fans.

Foto: Getty Images

“Në tjetër nivel”, shtoi një përdorues i rrjeteve sociale.

Zendaya së fundmi ka qenë e komentuar për ndarjen nga partneri i saj, Tom Holland. /Telegrafi/

Foto: Getty Images