LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, shqetësime për shkallën e dhunës ndaj grave dhe vajzave

Shqipëri, shqetësime për shkallën e dhunës ndaj grave dhe vajzave
Foto: Ilustrim

Një pëlhurë e gjatë, ku janë qëndisur me fill ngjyrë portokalli inicialet e grave dhe vajzave të dhunuara, të cilat kanë kërkuar ndihmë në Qendrën e Gruas “Hapa të Lehtë”, u ekspozua në Shkodër në 20 vjetorin e themelimit të kësaj qendre joqeveritare.

Drejtuesja e saj, Denada Shpuza, thotë se ideja lindi për t’i dhënë vlerë të gjitha grave dhe vajzave të dhunuara, të cilat ju drejtuan ndër vite për ndihmë Qendrës së Gruas “Hapa të Lehtë”.

“Këtu janë të qëndisura, të gjitha me dorë, 2783 iniciale të grave, të cilat kanë frekuentuar shërbimin antidhunë të qendrës së gruas. Është një punë kolosale. Siç e shikoni, në fund të kësaj telajo 12 metër e gjatë dhe 1.6 metër e lartë është shkruar “Misioni vazhdon” në punën tonë në shërbim të këtyre grave dhe vajzave që dhunohen”, thotë ajo.


Ana Mila, një vullnetare e vjetër e Qendrës së Gruas “Hapa të Lehtë”, thotë se fillimisht, përmes shërbimit kundër dhunës, u identifikuan inicialet e grave të dhunuara, disa prej të cilave përqafuan nismën dhe punuan për më shumë se tre muaj duke qëndisur me dorë në pëlhurë 2783 inicialet e vajzave dhe grave të dhunuara, mes të cilave, edhe inicialet e emrave të tyre.

“Ideja për t’i qëndisur të gjithë inicialet e grave të dhunuara ishte për të treguar jo vetëm vështirësitë që ato kanë kaluar, se duhet m’u skalit në shkëmb faktikisht dhe jo në një copë beze, por edhe gjithë sakrificën e punonjëseve të shërbimit antidhunë”, tregon ajo për Zërin e Amerikës..

Pavarësisht se, nga viti në vit, është rritur shkalla e ndërgjegjësimit të grave dhe vajzave, thotë Ana Mila, gratë e dhunuara vazhdojnë të kenë nevojë për mbështetje, jo vetëm nga institucionet, por edhe nga shoqëria, së pari për të mos i paragjykuar.

“Ndërgjegjësimi është rritur, por është një fenomen që ekziston akoma, është përsëri i fortë dhe nevoja për të ndihmuar këto gra është shumë e pranishme”, thotë ajo..

Fenomeni i dhunës ndaj grave dhe vajzave mbetet një nga shkeljet më të përhapura të të drejtave të njeriut në Shqipëri. Që prej vitit 2006, kur në Shqipëri hyri në fuqi ligji i parandalimit të dhunës në familje, në të gjitha format e saj, 33 mijë e 628 gra janë pajisur me urdhër mbrojtjeje nga gjykatat, ndërsa 611 persona janë arrestuar për dhunë në familje.

Gjatë vitit të kaluar, për shkak të dhunës ekstreme, humbën jetën 11 gra, ndërsa, që nga viti 2010, në Shqipëri janë vrarë 159 gra, ç’ka dëshmon edhe mbi egërsinë e dhunës ndaj grave dhe vajzave si dhe nevojën e ndërgjegjësimit të mëtejshëm të shoqërisë ndaj këtij fenomeni.

“Dhuna në familje nuk duhet të konsiderohet më si një çështje e dyerve të mbyllura. Duhet t’i përmirësojmë të gjitha shërbimet, të cilat duhet që t’ju ofrohen grave dhe jo të kemi shërbime të cilat ju ofrohen vetëm në letër. Gjithashtu duhet të kemi një ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve dhe, nga ana tjetër, duhet të kemi një edukim të fëmijëve që në moshë të hershme për të mos e pranuar dhunën”.

Në Shqipëri ka me dhjetëra organizata dhe shoqata, si dhe institucione shtetërore që, në fokus të punës së tyre kanë edhe parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave si dhe dhunës në familje. Megjithatë, jo rrallë, puna e tyre është formale dhe pa ndikimin e pritshëm në parandalimin e këtij fenomeni shqetësues për shoqërinë në Shqipëri. /VoA/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori