Gjykata Federale konfirmon dënimin për grabitje. Akti i rëndë ka ndodhur në shtator 2018, në Schlieren, Kantoni i Cyrihut.
Ngjarja ka ndodhur më 8 shtator 2018: Një kosovar që kishte maskuar fytyrën me një bluzë – së bashku me një bashkëpunëtor tjetër të maskuar – kishte sulmuar një person të tretë. Ai thjesht donte të dilte nga makina e tij në një parking në Schlieren kur dyshja e grabitësve e goditi atë në kokë, transmeton albinfo. Qëllimi i tyre ishte grabitja e një çante krahu në makinë, që kishte para brenda.
Viktima është përpjekur më kot. Autorët kanë pasur edhe një thikë me vete – dhe e kanë goditur atë edhe me thikë. Më pas ata kanë marrë çantën e krahut dhe janë larguar.
Në nëntor të vitit 2020, Gjykata e Qarkut në Dietikon e ka dënuar kosovarin, që tani është rreth 50 vjeç, me një dënim të pjesshëm (pjesërisht me kusht) prej 30 muajsh burg, për grabitje. Ai duhej të mbante nëntë muaj burgim efektiv ndërsa 21 muaj i janë dhënë me kusht, shkruan Limmattaler Zeitung. Pos dënimit në fjalë kosovarit ju shqiptua edhe masa siguruese, largim nga vendi për shtatë vjet. Dëbimi vlen për të gjithë zonën Shengen.
I dënuari është ankuar, duke kërkuar pafajësi dhe heqjen e dëbimit nga vendi. Por Gjykata e Lartë (Kantinale) e Cyrihut vetëm sa ka konfirmuar vendimin e Dietikon, në procesin e përfunduar në maj të vitit 2022. Autori pastaj e ka çuar çështjen më tej në Gjykatën Federale , si shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër. Kjo tani e ka refuzuar ankesën dhe së fundmi ka publikuar aktgjykimin e saj që është i njëjtë me atë të dy shkallëve më të ulëta.
Personi tashmë i dënuar kishte ardhur në Zvicër nga Kosova në moshën 33 vjeçare, por edhe pas më shumë se 15 vitesh kishte njohuri modeste të gjuhës gjermane, thekson Gjykata Federale. Ai gjithashtu ka qenë pothuajse vazhdimisht i papunë, ka shumë borxhe dhe dy dënime të mëparshme nga viti 2009 dhe 2013. Me fjalë të tjera: ai nuk është as në aspektin social e as ekonomikisht i integruar në Zvicër.
Për shkak të katër fëmijëve të tij në Zvicër, lindi pyetja nëse tek rasti i tij mund të bëhej fjalë për të ashtuquajturin “rast vështirësie”,.
Por për Gjykatën e Qarkut dhe më pas edhe për gjykatën më të lartë çështja ishte e qartë: Për shkak të krimit të kryer, interesi publik i Zvicrës për dëbim tejkalon interesin personal të autorit për të mbetur në Zvicër. Sepse personi që ka kryer një grabitje është “një kërcënim serioz për sigurinë dhe rendin publik”. Gjykata Federale në këtë rast vetëm ka konfirmuar se: Ky vlerësim nga Gjykata e Qarkut Dietikon dhe Gjykata e Lartë e Cyrihut ishte i duhuri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Filipçe nga Kongresi i 30-të i LSDM-së: Qeveria e re është regjim i ri, po krijohen kriza artificiale
Në dhjetor bëhet publike masa e kursimit “Shporta e Vitit të Ri”
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj