LAJMI I FUNDIT:

I dënuar me 5 vjet burgim për kanabis dhe armëmbajtje, arrestohet 49-vjeçari në Pukë

I dënuar me 5 vjet burgim për kanabis dhe armëmbajtje, arrestohet 49-vjeçari në Pukë

Ka rënë në prangat e policisë, Kastriot Gega, i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 5 vjet burg, për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Mësohet se 49-vjeçari ka rezultuar bashkëpunëtor në kultivimin e 3280 bimëve narkotike cannabis sativa në shtator të vitit 2018.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i Policisë:

Vijon megaoperacioni kombëtar “Sundimi i ligjit”.

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas që ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 5 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajte pa leje.

Operacioni për kapjen e tij, nga Komisariati i Policisë Pukë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë.

Në zbatim të planit të masave të hatuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, pas informacioneve të siguruara, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, është organizuar dhe finalizuar operacioni “Kultivimi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

Kastriot Gega, 49 vjeç, banues në Shkodër.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e datës 17.09.2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, pasi ka rezultuar bashkëpunëtor në kultivimim e 3280 bimëve narkotike cannabis sativa./abcnews.al

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori