LAJMI I FUNDIT:

Gra e fëmijë të bllokuar në mes të rrugës në Iballë, bora arrin deri në një metër në Fushë-Arrëz

Gra e fëmijë të bllokuar në mes të rrugës në Iballë, bora arrin deri në një metër në Fushë-Arrëz

Reshjet e dendura të borës dhe era kanë shkaktuar një gjendje të rëndë në Bashkinë e Fushë Arrëzit.

Disa njësi administrative dhe disa fshatra janë të izoluar, rrugët janë të bllokuara nga dëbora, trashësia e së cilës ka shkuar 1 metër, ndërsa zona të tëra janë pa energji elektrike.

Kryebashkiaku Hil Curri, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe bëri apel për ndihmë, pasi sipas tij për shkak të bllokimit nga bora, rrezikohen jetë njerëzish.


“Bashkia Fushë Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Janë dy njësi administrative Iballë dhe Fierzë të bllokuara. Gjendja është jashtëzakonisht e rëndë. Kërkojmë ndërhyrje sa më shpejt të jetë e mundur pasi rrezikohen edhe jetë njerëzish”, u shpreh kryebashkiaku Hil Curri.

Sipas kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit janë në total 12 fshatra totalisht të bllokuar, ndërsa mjetet e pastrimit kanë mundur të mbërrijnë deri në Iballë. Në fshatrat e izoluar nga bora mungon energjia elektrike, ndërsa është e pamundur edhe ndërhyrja me helikopter.

Moti i keq, ministrja Balluku tregon situatën me bllokimin e rrugëve, energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm
Lexo po ashtu Moti i keq, ministrja Balluku tregon situatën me bllokimin e rrugëve, energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm

Siç mund të shihet edhe në pamjet të shumta janë automjetet që kanë mbetura të bllokuara nëpër rrugë, ndërsa të bllokuar brenda mjeteve kanë mbetur gra dhe fëmijë. Në Iballë, aty ku janë bllokuar dhjetëra mjete në rrugë ishte edhe nënkryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Mikel Qafa.

“Jemi në aksin Fushë Arrëz e Madhe, jemi në një situatë alarmante. Bashkia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme sepse reshjet e borës janë deri mbi një metër lartësi dhe kemi thuajse dy ditë pa energji elektrike. Po presim të riparohet por vështirë. Me mjetet që ka në dispozicion bashkia po përpiqemi të bëjmë maksimumin, por është shumë e vështirë sepse kemi nevojë për mjete më të mëdha dhe më të mira. Të shpresojmë për më mirë. Përpos reshjeve të dëborës kemi edhe erëra të forta që po fryjnë nga veriu kryesisht, kemi makina të bllokuara për disa kilometra këtu”, shprehet Qafa.

Reshjet kanë qenë intensive në të gjithë qarkun e Shkodrës. Aksi Bogë-Qafë Thore, raportohet të jetë i bllokuar, duke izoluar kështu fshatin turistik të Thethit. Ndërsa rruga e Vermoshit kalohet vetëm me zinxhirë. E kalueshme me zinxhirë është edhe rruga nacionale Pukë – Fushë Arrëz – Mirditë. /tch/

Për të ndjekur videon klikoni KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori