LAJMI I FUNDIT:

Kompania salduese në Ferizaj kërkon punëtorë me pagë deri në 1 mijë e 300 euro

Kompania salduese në Ferizaj kërkon punëtorë me pagë deri në 1 mijë e 300 euro

Kompania Eurometal që ndodhet në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, është në kërkim të punëtorëve për saldim.

Për saldues të kualifikuar kjo kompani ofron pagë 900 deri në 1 mijë e 300 euro, ndërsa për asistent të saldueseve nuk ka nevojë për kualifikim dhe paga është 500 deri në 900 euro.

Këto të dhëna i ka publikuar Ministria për Komunitete dhe Kthim, teksa iu ka bërë thirrje komuniteteve joshumicë që nëse janë të interesuar të dinë më shumë rreth këtyre pozita të marrin pjesë në një vizitë të organizuar në kompani.


“Ofrohen transporti, ushqimi, veshmbathja e punës dhe trajnim pune që mund të çojë deri në certifikim. Kompania ka rreth 85 punëtorë për momentin dhe i nevojiten edhe 10 punëtorë të tjerë të rinj”.

“Nëse jeni të interesuar të dini më shumë rreth kësaj pozite ju mund të merrni pjesë në vizitën e organizuar nga Eurometali. Eurometali na mirëpret të enjten (me datën 25 janar) në ora 10 (vizita do të zgjasë rreth një orë e gjysmë)”, thuhet në njoftimin për media të ministrisë. /Telegrafi/